CH-Ballkani
Shqipëri – Zvicër, fillon nxehja e parandeshjes
Ndeshja kundër Shqipërisë dhe Zvicrës cilësohet si ndeshje e nervave, duke qenë edhe loja e pare për këto dy skuadra në kampionatin evropian “Francë 2016”. Edhe pse ndeshja do të zhvillohet më 11 qershor, që nga tash mediat e të dyja shteteve kanë filluar “nxehjet” e para ndeshjes. Kjo për faktin se Zvicra ka gjashtë lojtarë më rrënjë shqiptare, ndërsa Shqipëria ka dhjetë lojtarë, të cilët janë rritur dhe zhvilluar si futbollist në Zvicër. Këtë ndeshje edhe më interesante do ta bëjnë përballja e parë e dy vëllezërve Xhaka për dy kombëtare të ndryshme, ku luajnë Taulanti për Shqipëri dhe Graniti për Zvicër.
“Është dueli “Atdheu kundër atdheut”, pasi gjashtë shqiptarë luajnë në Zvicër ndërsa 10 lojtarë të kombëtares shqiptare janë rritur në Zvicër,” shkruan NZZ. Gazeta tjetër zvicerane “Blick” në numrin e djeshëm, faqen e parë i kushtohet Shqipërisë, duke kërkuar nga dy taborët që këtë përballje ta cilësojnë më shumë si një festë sportive.” Të dashur zviceran, të dashur shqiptarë, naa dhuroni një feste futbolli. Mos i hidhni benzinë zjarrit” shkruan Blick, njofton “albinfo.ch”.
Deklarata të shumta deri më tash janë dhënë edhe nga shumë lojtarë të dy përfaqësueseve por që të gjithë kanë mesazhe të matura ku këtë ndeshje e vlerësojnë edhe si shumë emocionuese. Për përballjen Shqipëri – Zvicër ka folur edhe trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, i cili në përfaqësuesen zvicerane mund të këtë 6 lojtarë shqiptarë, ndërsa vite më parë ai ishte edhe trajner i Lorik Canës tek Lazio e Romës. Për Canën ka thurur lavde duke thënë se është i vetmi lojtarë i kombëtares shqiptare që do ta kishte marrur në ekipin e tij.
“Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka luajtur për mua dhe kjo është edhe arsyja se unë jam takuar shpesh më trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi. Cana do të ishte i vetmi lojtar i Shqipërisë se do të kishte një vend në ekipin tim”, ka thënë ai. Po ashtu Petkoviç ka folur edhe për përballjen e dy vëllezërve Xhaka në këtë ndeshje. “ Them sinqerisht se do të jetë shumë emocionuese”, ka shtuar ai.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë