Integrimi
„Rruga për Davos“: Mesazhe për popullin, kritika për lidershipin
Krizë të lidershipit politik, dikund më shumë e dikund më pak, një pasqyrim real të gjendjes aktuale politike në viset shqiptare e sjell në Zvicër shfaqja “Rrugës për në Davos”, me autor Avni Halimi dhe regjisor Veton Ibrahimi.
Krizë të lidershipit politik, dikund më shumë e dikund më pak, një pasqyrim real të gjendjes aktuale politike në viset shqiptare e sjell në Zvicër shfaqja “Rrugës për në Davos”, me autor Avni Halimi dhe regjisor Veton Ibrahimi.
Premierën e kësaj shfaqjeje në Zvicër e ka bërë të mundur Grupi Teatral„Aktrimi“- Zürich, që kishte mbushur me artdashës, të shtunën mbrëma, sallën e teatrit të një shkolle të Winterthurit.
Shfaqja e ka transmetuar nëpërmes rrugës artistike te publiku një realitet që veçanërisht karakterizon jetën politike, ekonomike dhe sociale kudo në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Dy burra: shoferi dhe konduktori, me një autobus të prishur, duke shpresuar se do të mbërrijnë në Davos.
Me një gjuhë herë pas here të vrazhdë, i gjithë veprimi në skenë përcillet përmes një dialogu të fortë nga dy perspektiva të ndryshme, populli dhe lidershipi, këtë herë shoferi dhe konduktori.
Me mjeshtërinë e tyre Veton Ibrahimi dhe Ramadan Morina i kanë dhënë shpirt kësaj shfaqjeje, që të lë pa frymë.
Me gjithë presionin e kohës, aktori dhe regjisori i shfaqjes „Rrugës për Davos“ thotë t’ia kenë dalë që ta sjellin premierën e tyre në Winterthur të Zvicrës.
„Gjithsesi mendoj se ia kemi dalë deri diku, duke e senzibilizuar opinionin për disa çështje dhe tema që na prepkupojnë të gjithëve. Kjo bregë gjithkund ështe aktuale. Te ne, dikund më shumë e dikund më pak, kemi krizë të lidershipit politik. Ndoshta do ta quaja një krizë të lidershipit, duke mos shpresuar të kuptohet si deklaratë politike“, tha aktori me origjinë nga Maqedonia, Veton Ibrahimi.
„Kjo në fakt është një thirrje politike që i bëhet popullit, sepse me të vërtetë është satirë politike ta kuptojnë që të mos lejojnë të na udhëheqin njerëzit e papërgjegjshëm në një rrugë të cilët ata nuk e dinë, ndërsa nuk duhet të besojmë në një rrugë të verbër“, sqaron më tutje mesazhin që është dashur ta kuptonin shikuesit e mbledhur në Winterthur.
Po, pse për në Davos?
„Simbolika është se premtimet që bëhen nga politikanët janë megalomane dhe janë të natyrës së Davosit, ndërsa realiteti është krejtësisht tjetër dhe çfarë bëjmë ne për ta ndryshuar këtë realitet dhe jo rastësisht është zgjedh muzika e grupit „Troja“, si element shoqërues që thotë mos leni të ndodhë çka ka ndodhur deri tash. Pra është një thirrje që i adresohet popullit se ka ardhur koha që të mos fajësojmë dikë tjetër për fajin“, ka thënë aktori Veton Ibrahimi, i cili ngjitet në skenë pas 4 vjetëve.
Veton Ibrahimi ka dy vjet që jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa nuk ka fshehur nostalgjinë që ka për skenën e Teatrit të Shkupit dhe Kumanovës, ku është rritur dhe është shkolluar.
Kjo shfaqje do të jetë një materie e gjallë dhe nuk do jetë asnjëherë nësoj, do të zhvillohet dhe do t’i përshtatet realitetit duke shpresuar të bëjë jetën e saj edhe nëpër festivale.
Ramadan Morina, në rolin e konduktorit në autobusin e prishur, është shprehur modest, duke thënë se do të dëshironte që premiera e shfaqjes të ishtë edhe më e bukur, por për të ishte befasi publiku.
„Ne kemi qenë gjithmonë në presion të kohës, por fal punës së autorit, shpresoj t’ ia kemi arritur të sjellim mesazhin e duhur, pa pretenduar që kemi pasur një regjisor të madh. Por, ishte një sfidë imja të ngjitem në skenë me nje aktor me përvojë që ka diplomuar në Akademinë e Aktrimit në Tiranë, ndërsa unë kam kryer vetëm një kurs e aktorja që po ashtu vjen nga Tirana, Liri Lushi. Këtu është ajo pika që ndoshta na ka bashkuar. Megjithatë, mendoj se ia kemi dalë“, tha aktori Morina.
Premiera e shfaqjes „Rrugës për në Davos“ ishte pritur mirë nga publiku.
„Se ishte një e lojë e mrekullueshme e aktorëve që thjesht nuk e vërejtëm, se iku shpejt, por ishte një pasqyrim i realitetit, të cilin ne e jetojmë çdo ditë, por nuk deklarojmë, e këta e thanë në mënyrën më të vrazhdë, ashtu siç është. Këtë nuk guxojnë ta thonë shumë njerëz, por e thonë ata në teatër. Ne duhet të mësohemi se nëpërmjet skenës së teatrit të thuhen shumë gjëra ashtu siç janë“, tha Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih.
Meqë jemi në fund të vitit, një rekapitulim të punës së grupit teatral „Aktrimi“ në Zvicër e ka bërë për albinfo.ch Avdi Amidi.
Grupi teatral „Aktrimi“ në Cyrih është ngjitur në skenë me dhjetëra herë gjatë këtij viti, duke e përmbushur me sukses misionin e tyre humanitar me mbledhjen e 10 mijë frangave me 6 shfaqjet e transmetuara nëpër Zvicër.
Shfaqja e komedisë “Nuk erdhi Veliu” kishte mobilizuar aktorët e grupit teatral „Aktrimi“ për të ndihmuar djaloshin e sëmurë nga Kumanova.
Të gjithë aktivitetin artistik aktorët e bëjnë me forca vetjake, thotë Avdi Amidi.
Në bashkëpunim me grupin teatral „Aktrimi“ të Cyrihut, Teatri i Kumanovës – Drama shqipe, shfaqi për herë të parë në Zvicër vitin e kaluar dramën „Kufomat e gjalla.
Shumë plane për vitin e ardhshëm, por do të mbeten befasi.
„Me rëndësi është se po rritet numri i publikut dhe tash e tutje edhe Ministria e Diasporës e Kosovës ka premtuar se do ta në përkrahë me Javën e Kulturës që ka nisur në diasporë“, tha Amidi.
Shfaqja „Rruga për Davos“ do të jepet sonte në Nidau të Zvicrës, më 27 dhjetor do të jepet edhe në Teatrin e Kumanovës, ndërsa e njëjta shfaqje është paraparë të jepet edhe në Prishtinë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë