Integrimi
Për integrim nevojiten dy palë
Integrimi është një proces i cili duhet të bëjë të mundur që shqiptarët dhe vendësit të mos dallohen më sa u përket shanseve në profesion, në shkollim dhe në çështje të banimit
Janë afër gjysmë milioni njerëz me prejardhje nga Ballkani në Zvicër ndërsa në popullatën e gjithmbarshme të vendit prej 8 milionë banorëve, pothuaj 2 milionë janë jozviceranë. Në perceptimin publik, fitohet pershtypja se shqiptarët kanë shumë prirje para së gjithash vetëm për sport. Ndërkaq fakti se në Universitetin e Cyrihut, në atë ETH dhe në ZHAW ka shumë studentë dhe doktorantë shqiptarë, mbetet i pavërejtshëm. Komuniteti më i madh i shqiptarëve kosovarë jashtë Kosovës jeton në Zvicër. Ata prej dekadash janë fuqi punëtore e vlerësuar në vendin tonë.
Jeta nuk është gjithmonë e lehtë për të rinjtë të cilët, nga shkaku i luftërave në atdheun e tyre, janë çrrënjosur dhe kanë marrë rrugën drejt një vendi të ri, i cili reagon pjesërisht edhe në mënyrë refuzuese.
Në kohën kur unë kisha ardhur në Zvicër, gjithandej qëndronte i varur një pllakat i një partie të djathtë kundër financimit publik të qendrave integruese për migrantët nga Kosova. Kjo përfudimisht nuk ishte ndjenjë e këndshme për mua.
Fushata kundër migracionit
Në dekadën e fundit ka pasur rregullisht fushata kundër migracionit, të cilat i drejtoheshin bashkësisë nga Ballkani. Ata (ballkanasit) akuzoheshin për të gjitha: për kriminalitetin në rritje, për tregtinë me drogë, tejkalimin e shpejtësisë në komunikacion dhe për rënien e nivelit në shkolla. Dhe këtu ka simptoma të diskriminimt sistematik. Studimet e Komisonit Federal kundër Racizmit kanë treguar se të rinjtë me mbiemra ballkanikë kanë shanse më të vogla për të gjetur punë se sa ata me mbiemra zviceranë. Diferenca ishte aq e madhe sa që Cyrihu e kishte bërë një rregullore sipas të cilës punëdhënësit detyroheshin të vlerësonin aplikimet pa i ditur emrat e kandidatëve. Vetëm kur kërkohen specialistë, të cilët hulumtohen në gjithë boën, çuditërisht kombësia nuk luan rol.
Racizëm ka në gjithë botën. Unë e kam përjetuar racizmin në të tri vendet ku kam jetuar (Kosovë, Gjermani dhe Zvicër) si dhe gjatë udhëtimit tim nëpër botë (në Australi dhe Azi). Mua më ka rënë në sy se më i gditur nga racizmi është gjithmonë grupi më i madh i të huajve. Mbase është në natyrën e njeriut që të ketë nevojë për të pasur një grup të cilit ia hedh në shpinë të gjitha fajet. Me gjasë, njerëzit në këtë mënyrë ndjehen më mirë dhe jeta e tyre bëhet më e thjeshtë. Nuk duhet nënçmuar në këtë kontekst edhe roli i medieve, të cilat natyrisht jetojnë nga kryetitujt dhe për këtë arsye i dramatizojnë ngjarjet me dëshirë ose madje edhe në mënyrë aktive ngjallin disponimin negativ.
Hapja e ndërsjellë dhe jo përjashtimi duhet ta formësojnë të ardhmen
Zhvillimi demografik në Zvicër do të çojë nga ajo që edhe në të ardhmen duhet llogaritur me migracion nga qarqe të huaja kulturoe. Integrimi i këtyre njerëzve na sjell para një sfide të madhe. Në saje të mungesës së dialogut dhe hapjes së ndërsjellë, sot ne përballemi me disa mungesa: nga njëra anë mungesa e njohurive mbi kulturën dhe religjionin e shqiptarëve bëhet bazë për frikë, refuzim dhe pasiguri. Nga ana tjetër vetë migrantët shpeshherë dinë fare pak për atë se çfarë shansesh u ofrohen si njerëz të kulturave të huaja, me kusht që të tregojnë një masë të vullnetit për integrim. Hapja e ndërsjellë dhe jo përjashtimi duhet ta formësojnë të ardhmen.
Integrimi ka për synim përfshirjen më të mirë të mundshme të të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë. Ai është një proces i cili duhet të bëjë të mundur që shqiptarët dhe vendësit të mos dallohen më sa u përket shanseve në profesion, në shkollim dhe në çështje të banimit. Është një proces në të cilin nxitet këmbimi social dhe kulturor në mes të gjitha grupeve shoqërore dhe i cili duhet të mundësojë participimin shoqëror dhe politik.
Aplikim pa emra, për të evituar diskriminimin
Studimet e Komisonit Federal kundër Racizmit kanë treguar se të rinjtë me mbiemra ballkanikë kanë shanse më të vogla për të gjetur punë se sa ata me mbiemra zviceranë. Diferenca ishte aq e madhe sa që Cyrihu e kishte bërë një rregullore sipas të cilës punëdhënësit detyroheshin të vlerësonin aplikimet pa i ditur emrat e kandidatëve.
* Autorja është drejtuese e Skenderbeg Alternative Investments AG
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMiranda Ademaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Autorja është drejtuese e Skenderbeg Alternative Investments AG
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës