Tematike
Sot, Parlamenti zgjedh ministrin e dytë nga SVP/UDC-ja
Mbledhja e Asamblesë Parlamentare fillon sot në ora 8 me përshëndetjen nga posti, të ministres së deritashme nga BDP, Eveline Widmer-Schlumpf
Të martën, një ditë para ditës së zgjedhjes së anëtarit të dytë të Këshillit Federal nga SVP/UDC-ja, të gjitha grupet parlamentare kanë mbajtur mbledhjet e tyre për të përpunuar strategjitë lidhur me këtë zgjedhje.
Pas mbledhjeve, janë bërë të ditura qëndrimet e disa partive rreth asaj që i pret sot, gjegjësisht cilit nga tre kandidatët e SVP-së do t`ia japin besimin duke e votuar në Parlamentin Nacional. Kështu, CVP/PDC dhe FDP/PLR kanë deklaruar se do ta votojnë njërin nga tre kandidatët e SVP-së, gjegjësisht: Thomas Aeschi, Norman Gobbi ose Guy Parmelin. Po ashtu edhe partitë BDP dhe GLP jane shprehur se nuk do të mbështesin ndonjë kandidat të ri, «të egër», gjegjësisht të tillë që nuk është në këtë listë. Megjithatë, asnjëra nga partitë nuk ka prezantuar ndonjë preferencë për kandidatin që e dëshirojnë. Por SP/PS ka qenë e vetmja që ka sqaruar se cilin kandidat nuk e dëshiron: e ai është Norman Gobbi, i cili akuzohet për shprehje raciste dhe ksenofobike, të përsëritura disa herë publikisht.
Mbledhja e Asamblesë Parlamentare fillon sot në ora 8 me përshëndetjen nga posti, të ministres së deritashme nga BDP, Eveline Widmer-Schlumpf. Siç dihet, znj. Schlumpf ka paraqitur dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë së saj në zgjedhjet nacionale të 18 tetorit 2015, shkruan albinfo.ch, sh. Veç kësaj ajo është detyruar të dorëhiqet si rezultat i presionit të SVP-së, si partia më e madhe dhe fituese e zgjedhjeve, për të marrë edhe njërin nga 7 postet e qeverisë, gjegjësisht që krahas Ueli Maurer-it, të ketë edhe një përfaqësues në qeveri.
Procedura e sotme në parlament vazhdon me paraqitjen për rivotim të gjashtë ministrave të tjerë, të mbetur. Për secilin prej tyre, deputetetët e të dy dhomave do të japin votën duke iu falur votëbesimin ose jo. Nisur nga praktika e deritashme, vështirë se mund të ndodhë që ndonjërit prej tyre të mos i mjaftojnë votat për t`u rizgjedhur. Një gjë e tillë i pati ndodhur ish ministrit nga SVP-ja, njërherësh ideologut të kësaj partie, Christoph Blocher, në vitin 2007. Me atë rast qe «torpeduar» në qeveri Eveline Widmer-Schlumpf e dalë nga një fraksion i partisë SVP, që më vonë qe shndërruar në partinë BDP.
Pasi të jenë (ri)votuar gjashtë ministrat, vie pika më e rëndësishme, ajo e plotësimit të vendit vakant në këtë qeveri, pas tërheqjes së ministres Schlumpf. Parlamentarët do të votojnë me votë të fshehur dhe këtë do ta bëjnë në disa raunde. Procedura përsëritet aq herë sa do të jetë e nevojshme për ta arritur njëri nga kandidatët shumicën absolute. Dhe, nëse do të jenë të pranishëm të 200 deputetët e Dhomës Nacionale dhe të 46-tët e Dhomës së Kantoneve (Senatit), shumica e mjaftueshme do të jetë 124 vota. Nga raundi i tretë eliminohet kandidati që merr më së paku vota dhe gara vazhdon në mes dy kandidatëve të mbetur.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje