Kosova
99% e pacientëve në Klinikën e Pulmologjisë janë të pavaksinuar
Gjendje e rëndë e situatës me Covid në klinikat e Prishtinës
Mësohet se Klinika e Pulmologjisë është e mbushur me pacientë, të cilët janë duke u trajtuar pas infektimit me Covid-19, ku 99 për qind e tyre janë të pavaksinuar, kështu ka thënë pulmologu Flamur Marku, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se në Pulmologji janë 88 pacientë me Covid-19, 5 prej tyre në gjendje të rëndë dhe 69 në oksigjenoterapi.
“Në Pulmologji janë duke u trajtuar 88 pacientë. Ka qenë vetëm një vend i lirë ku gjatë ditës është bërë një pranim tjetër, 5 prej pacientëve janë në gjendje më të rënduar. Kemi 69 pacientë, të cilët janë më oksigjen të vazhdueshëm dhe sipas nevojës, kapacitetet për oksigjen janë për të gjithë pacientët”, tha Marku për ekonomia online.
Sipas, Markut, pacientët me Covid-19 janë të shtrirë edhe në Mjekësinë Sportive.
Ai tha se në klinikë ka mjaftueshëm pajisje medicinale, ilaçe dhe material shpenzues.
“Menaxhimi i pacientëve të cilët janë shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë është në mënyrën më të mirë të mundshme, me ato kapacitete që kemi. Pothuajse janë mbushur të gjitha vendet, por tani pacientët me Covid pozitiv po trajtohen edhe në klinika të tjera, kështu që është Mjekësia Sportive dhe besoj që edhe disa ditë do t’ia dalim, por duke parë kërkesën e madhe për hospitalizim, unë kam frikë se do të kemi shumë problem për vende. Pajisje medicinale ka mjaftueshëm, ilaçe dhe material shpenzues”, shtoi Marku.
Pulmologu Marku theksoi se mushkëritë pas vaksinës janë më të mbrojtura.
Megjithatë, sipas tij 99% të pacientëve në klinikën e Pulmologjisë janë të pavaksinuar dhe në gjendje të rëndë.
“Mushkëritë pas vaksinës janë më të mbrojtura, në momentin kur shkaktohet pneumonia vërehen ndryshime në rengen. Mund të vërehet mushkëri, e cila është e prekur nga pneumonia, kallja e mushkërive apo nuk është e prekur. 99% të pacientëve që i kemi janë të pavaksinuar dhe në gjendje të rëndë, kurse pacientët që janë të vaksinuar gjithmonë e kalojnë një formë me të lehtë të infeksionit dhe shumë rrallë bëhet nevoja për hospitalizim. Vaksina të mbron prej komplikimeve, por nuk ndikon në shërimin e mushkërive, mirëpo në momentin kur ka pneumoni, qoftë ajo bakteriale, tretmani bëhet me ilaçe të caktuara, me antibiotik sipas nevojë. Kurse vaksina nuk shëron mushkëritë, por të mbron që të mos infektohen mushkëritë”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra