Lajme
Lirohet Kurti, Prishtina në kaos
15 policë janë lënduar tre prej tyre më rëndë dhe një qytetar, ndërsa disa protestues janë arrestuar. ka edhe vetura të djegura. Ky është bilanci i protestave të mbrëmshme në Prishtinë
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është liruar mbrëmë vonë, ndërsa bilanci i protestave të që vazhduan deri pas mesnatës për lirimin tij, është 14 policë të lënduar tre prej tyre më rëndë dhe një qytetar, ndërsa disa protestues janë arrestuar. Po ashtu janë djegur edhe disa vetura zyrtare si dhe janë dëmtuar disa objekte nëpër qendër të qytetit.
Policia e Kosovës konfirmon se ka arrestuar disa persona që njihen si përgjegjës për situatën e krijuar mbrëmë, të cilët kanë dhunuar objektet shtetërore dhe kanë ushtruar dhunë ndaj forcave policore të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani filimisht konfirmoi se janë 7 policë të lënduar, tre prej tyre janë duke u trajtuar në emergjencë të Qendrës Klinike Universitare dhe janë në gjendje të rëndë. Kelani na konfirmon se është edhe një qytetar i lënduar. Ndërkohë në QKUK thonë se 15 qytetarë kanë kërkuar mbrëmë ndihmë, prej tyre 14 policë dhe një qytetar.
Menjher pas lirimit, u deklarua për media vetë i arrestuari, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.
“Rrreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë, dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin”, ka thënë Kurti.
As aty, sipas tij, nuk ka pasur fletarrestim. “Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, ka thënë Kurti mbrëmë pas mesnatës, i cili po ashtu bëri thirrje për ndalje të protestave.
Ai tha se nuk ka pranuar as avokat mbrojtës e as nuk kam pranuar t’i përgjigjem pyetjeve të hetuesve.
Arrestimi i deputetit Kurti, dyshohet të ketë ardhur pasi ish lideri i Vetëvendosjes ndezi gazit lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me dy marrëveshjet e fundit që i nënshkroi kryeministri Isa Mustafa, njërën me Serbinë për Asociacionin e Komunave serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Ndryshe, partitë opozitare që dolën në protesta arrestimin Albin Kurtit e quajtën kidnapim nga ana e shtetit. Përfaqësuesit e tri partive opozitare, LVV, AAK dhe Nisma thanë se këto lloj arrestimesh i ngjanë shteteve jo demokratike, në të cilën po rrëshqet edhe qeveria e kryeministri Isa Mustafa.
Gjatë gjithë kohës sa kanë protestues aktivistët e Vetëvendosje, Policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe sprejin neutralizues. Ndërsa protestuesit, që ishin disa qindra, kanë gjuajtur me gurë si dhe kanë ndezur fillimisht kontejnerët. Më vonë janë djegur edhe tri vetura zyrtare si dhe janë dëmtuar disa vetura private nga gjuajtur me gurë. Bilanci i dëmeve akoma nuk dihet.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane