Lajme
Finlandë: 95 shtetas të Kosovës vendosen në karantinë
Është bërë e ditur se të gjithë udhëtarët, të cilët dje me aeroplanin e “Vizer”-it nga Shkupi kanë arritur në qytetin Turku të Finlandës, janë vendosur në karantinë dhe do të testohen për Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Në deklaratën e fundit, Riita Liuksa, drejtoreshë e Departamentit për mbrojtje civile të Turkut, tha se se udhëtarët që jetojnë në Finlandë do të shkojnë në karantinë shtëpiake, ndërsa për të tjerët karantinë sigurojnë autoritetet lokale.
Ende nuk ka informacione se sa nga rreth 130 udhëtarët që kanë arritur nga Shkupi janë finlandezë dhe sa të huaj.
Udhëtarëve nuk u është lejuar të shfrytëzojnë transport publik në rrugën nga aeroporti deri te vendi i karantinës.
Institucionet kompetente do të kontrollojnë nëse karantina respektohet, ndërsa për shkeljen eventuale të saj janë paraparë dënime.
Autoritetet finlandeze më parë kanë njoftuar se nga 157 pasagjerët, të cilët me aeroplan nga Shkupi të shtunën kanë shkuar për në Turku pas testimit të kryer, 26 kanë qenë pozitivë me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar sot se sipas informatave të Shërbimeve nga Aeroporti i Shkupit dhe policia kufitare, shumica e 157-të pasagjerëve në aeroplan janë shtetas të Kosovës dhe të Finlandës, ndërsa vetëm dy janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Pjesa më e madhe kanë udhëtuar me pasaporta të Kosovës, 95, me pasaporta finlandeze 60, ndërsa të tjerët janë me pasaporta të Maqedonisë së Veriut dy, shqiptare, bullgare, suedeze dhe estoneze.
Asnjëri prej tyre nuk është regjistruar në bazën e rasteve pozitive me Covid-19 në Maqedoni, që do të thotë nuk kanë vendim për izolim si raste pozitive nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.
Megjithatë, MPJ-ja përmes ambasadës në Stokholm e cila mbulon edhe Finlandën e ka kërkuar listën me emra të udhëtarëve te të cilët është konstatuar prania e virusit.
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se pas analizës së të gjitha informacioneve do të vendoset nëse në të ardhmen do të kërkohen teste PCR për qytetarët e shteteve fqinje, të cilët vetëm transitojnë nëpër vendin, raporton “Alsat-M”.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë