Lajme

94-vjeçari telefonon policinë: Kam nevojë të bëj dolli për Krishtlindje

Një ngjarje e pazkont dhe njëkohësisht edhe interesante ka ndodhur në Itali duke bërë bujë në lajmet e mediumeve italiane për festën e Krishtlindjeve. Bëhet fjalë për një 94 vjeçar, pasi për të mos festuar i vetëm këtë festë zgjodhi të thërriste Policinë t’i bënte shoqëri, transmeton albinfo.ch.

“Jam 94-vjeçar, i vetmuar në shtëpi. Nuk më mungon asgjë, por kam nevojë për një person me të cilin mund të bëj dolli për Krishtlindje”, ka qenë thirrja që italiani 94-vjeçar Alto Reno i ka bërë policisë për të festuar me dikë tjetër Krishtlindjen.

Dy policë i ishin përgjigjur thirrjes dhe kishin shkuar në shtëpinë e të moshuarve ku ai po i priste.

Ata, siç raportojnë mediat italiane, biseduan me të moshuarin, ngrenë dolli dhe më pas bënë video-telefonatë me familjarët e tij. /Albinfo.ch