Integrimi
Integrimi përmes politikës
Për tu integruar në një shtet, për ti bëre vetes një vend, për të gjetur rrugën e duhur ekzistojnë mënyra të ndryshme. Çdo shtet ka veçantitë e tija, kulturën e tij, kodet e tij, jetën e tij shoqërore. Megjithatë, ka edhe disa tipare të përbashkëta që kanë lidhje me integrimin. Në përgjithësi, zotërimi i gjuhës, ushtrimi i një veprimtarie profesionale, pjesëmarrja në jetën e fshatit apo të lagjes ku jetojmë, anëtarësimi në një shoqatë, në një grup kulturor apo sportiv janë mekanizmat e duhura.
Në Zvicër, angazhimi politik është një mënyrë integrimi e përshpejtuar. Sepse demokracia është përbërja e identitetit kombëtar. Jemi Zviceran në një farë mënyre nga që jemi shtetas. Edhe pse sistemi ynë politik dhe institucional nuk është aq i përsosur siç përshkruhet. Megjithatë, për dikë që dëshiron të integrohet, që ka prejardhje nga emigracioni dhe shtetësinë zvicerane, pjesëmarrja në zgjedhjet federale është një akt qytetar me rëndësi të madhe.
Çdo katër vjet, pas një debati të madh kombëtar populli zgjedh stafin e tij politik. Këtë vit, duket se temat që dominojnë fushatën elektorale janë : emigrimi, ekonomia dhe sigurimet shoqërore. Nga ana tjetër, këto çështje preokupojnë të gjitha shoqëritë perëndimore.
Unë dua ta vë theksin te sfida e emigrimit. Në një moment kur Evropa po përballet me një lëvizje shtegtare të paparë, ndoshta më e rëndësishmja që prej Luftës së Dytë Botërore. Kjo teme është e ndërlikuar për shkak se nuk behet fjale vetëm që të shprehim dhembshurinë dhe solidaritetin tonë, por është e domosdoshme të gjenden zgjidhje të qëndrueshme. Çmenduria vrasëse që po bën kërdinë në Irak dhe në Siri ka si pasojë një eksod masiv të popullsisë. Për këta mijëra njerëz, Evropa është drejtimi më i sigurt, më i afërt dhe më i begatë.
Kandidatet edhe kandidatët me prejardhje nga familje emigrante mund të ndihmojnë autoritetet dhe shoqërinë civile për ti kuptuar më mirë këto realitete njerëzore delikate dhe të ndryshueshme, që kërkojnë vëmendje të madhe dhe një seriozitet maksimal.
Është ne dorën e të gjithëve të sjellin mirëkuptimin e tyre, idetë, propozimet, në mënyrë që së bashku Zvicra të gjejë zgjidhje që i përshtaten vlerave të saja të përhershme dhe bashkëkohore.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026