Fotolajmi
93.6 miliardë euro për refugjatët deri në vitin 2020
Gjermania do të shpenzojë 93.6 miliardë euro për refugjatët në pesë vitet e ardhshme. Landet dhe qeveria federale po debatojnë se si të ndajnë shpenzimet.
“Der Spiegel” citon një dokument të Ministrisë federale të Financave në të cilin bëhet fjalë për 93.6 miliardë euro që do të shpenzohen për refugjatët gjatë pesë viteve të ardhshme, transmeton albinfo.ch
Rreth 25.7 milionë euro pritet të shkojnë për shpenzime sociale, pagesa sidomos për të papunët dhe për ndihma financiare për strehimin.
Rreth 5.7 miliardë euro janë llogaritur për kurset e gjuhës dhe 4.6 miliardë parashikohen për të ndihmuar për integrimin e refugjatëve në tregun e punës.
Shuma e përgjithshme prej 93.6 miliardë euro përfshin edhe para të rezervuara për përpjekjet për të luftuar arsyet sepërse njerëzit iknin nga vendet e tyre dhe vijnë për të kërkuar strehim në radhë të parë në Gjermani.
Zyrtarët i bazojnë vlerësimet e tyre në një numër në rënie të refugjatëve që vijnë në Gjermani – 600,000 këtë vit, 400 mijë vitin e ardhshëm dhe 300 mijë çdo vit deri në vitin 2020.
Në llogaritjet e tyre ata supozojnë gjithashtu se 55 për qind e njerëzve të cilëve u është njohur statusi i refugjatit do të gjejnë punë brenda pese vitesh.
Një zëdhënës i Ministrisë së Financave nuk pranoi t’i komentonte shifrat. Megjithatë ai konfirmoi janë duke u zhvilluar bisedimet midis zyrtarëve të qeverisë federale dhe përfaqësuesve të 16 landeve të Gjermanisë dhe se për këtë qëllim do të mbahet më 31 maj një takim për të sqaruar se si do të ndahen shpenzimet, përcjell DW. Landet gjermane po ankohen prej kohësh ata janë duke luftuar për të përballuar kërkesat e ardhjes së kaq shumë refugjatëve.
“Der Spiegel” njoftoi se administratat e landeve pritet të përballen me shpenzime prej rreth 21 miliardë euro këtë vit, që do të rriten në rreth 30 miliardë deri në vitin 2020.
“Der Spiegel” shkruan se landet kërkojnë që qeveria federale të mbajë gjysmën e shpenzimeve të lidhura me refugjatët, por Berlini zyrtar thotë se përllogaritjet e shteteve ishin të pasakta.
Rreth 1.1 milion vetë kanë ardhur për të kërkuar azil në Gjermani gjatë vitit 2015, shumë prej tyre nga Siria, Afganistani dhe Iraku.
Ndërsa shpenzimet e lidhura me ta sollën një rritje të ekonomisë gjermane në tre muajt e parë të atij viti, ato tani kanë nxitur në mesin e disa gjermanëve ndjenja kundër migrantëve, sepse ata besojnë se refugjatëve ështu duke ju bërë trajtim preferencial.
Partia populiste Alternativa për Gjermaninë ka rritur suksese në sondazhe falë një pjesë të madhe votuesish, të cilët janë të pakënaqur me politikën e refugjatëve të kancelares gjermane Angela Merkel.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve