Bota

92-vjeçarja vret djalin, pasi tentoi ta dërgojë në qendrën e kujdesit

Policia e gjeti djalin të vdekur, me dy plagë, në qafë dhe në nofull

Një grua 92-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë djalin e saj, 72-vjeçar, për të mos e dërguar në një shtëpi të kujdesit, raporton policia amerikane, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Anna Mae Blessing tashmë akuzohet për vrasje. “Ti më ke marrë jetën, prandaj po ta marr edhe unë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.

Zonja Blessing i tha policisë se ajo kishte për qëllim të vriste veten, gjithashtu.

Incidenti ndodhi në mëngjesin e 2 korrikut në qytetin e Fountain Hills, qarku Maricopa.

Djali i saj, dëshironte që ajo të largohej nga shtëpia, sepse ishte “bërë e vështirë për të jetuar”.

Nëna kishte fshehur dy armë zjarri në xhepat e mantelit të saj para se të përballet me djalin e saj në dhomën e tij të gjumit, tha policia në një deklaratë.

Gjatë argumentit pasues, ajo nxori një revolver, të blerë në vitet 1970, dhe gjuajti mbi djalin e saj.

Policia e gjeti djalin të vdekur, me dy plagë, në qafë dhe në nofull.

Ajo kishte dashur që të vrasë edhe të dashurën e djalit, por nuk ia arriti qëllimit.