Integrimi
909 vende për zanat në pritje të nxënësve nga Kosova
Ndërkohë që të rinjve në Kosovë u mungon perspektiva, ekonomia gjermane kërkon në shumë fusha urgjentisht brezin e ri dhe fuqi punëtore profesionale
Vetëm në regjionin e Trierit aktualisht janë 909 vende të lira për mësim zanatesh. Përmes një projekti pilot, Dhoma e Zejtarisë në Trier (HWK) synon të sigurojë ndihmë, duke rekrutuar nxënës nga Kosova.
Elektricistë, montues pllakash, zdrukthëtarë dhe nxënës të zejeve si ngrohje, sanitet, teknikë të klimës etj. kërkohen urgjentisht në këtë regjion. Janë rreth 7000 ndërmarrje në këtë regjion që do të mundësojnë për 909 të rinj kontratat për mësimin e zejes, por vetëm për ata të rinj që kanë interesim për tu ngritur profesionalisht.
Një numër i madh të rinjsh jashtë Gjermanisë janë shumë të motivuar të mësojnë një gjuhë të huaj dhe të kërkojnë ardhmërinë e tyre profesionale në Gjermane. Një shembull i tillë, të rinjtë nga Kosova.
Kontaktet e para me Kosovën i ka lidhur Jürgen Rauschenbach nga HWK. Ai është udhëheqës i një projekti pilot të Dhomës së Zejeve, Trier me emrin “HiM Handwerk integron emigrantët”. HWK ka gjetur në Mitrovicë qytetin që ngjan shumë me Trierin.
Një grup projektues është takuar me Bernd Baumgarten, udhëheqës i qendrës trajnuese të Gjakonisë, i cili e njeh shumë mirë regjionin e Trierit. Të rinjtë që do të ndihmohen atje kanë arritur që ta bindin me cilësi delegacionin gjerman.
“Disa prej tyre tashmë zotërojnë njohuri te mira të gjuhës (gjermane), thotë Rauschenbach, i cili ka bërë një tablo për gjendjen e arsimimit të të rinjve të Mitrovicës në lëmin e instalimit të ngrohjes, sanitarisë dhe dhe teknikës klimatike.
“Për të siguruar sukses në kualifikim, të rinjtë marrin nga drejtuesit e projektit mbështetje në nxënien e profesionit por edhe në mësimin e gjuhës”, thotë Rauschenbach.
Për të siguruar suksesin e pilot projektit ne kemi nevojë për ndihmë të firmave që kanë vullnet për tu mundësuar të rinjve të marrin zanatin. Aktualisht po zhvillohen bisedimet me autoritetet përgjegjëse që të rinjtë të mos hasin pengesa me rastin e përzgjedhjes së tyre.
“Ndërkohë që shumë të rinjve në Kosovë u mungon perspektiva, ekonomia gjermane kërkon në shumë fusha urgjentisht brezin e ri dhe fuqi punëtore profesionale”. Në këtë mënyrë Rauschenbach e propagandon këtë ide.
Zejtarët të cilët duan që gjatë vitit 2014 t`ia mësojnë zejen një të riu nga Kosova mund të drejtohen edhe drejtpërdrejtë te udhëheqësi i projektit: Jürgen Rauschenbach, Handwerkskammer Trier, Pilotprojekt HiM, Telefon 0651/207-265/ -295, [email protected], shkruan Volksfreund.de.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik