Lajme
Hyseni: Kosova vend i origjinës për luftëtarët e huaj
Ministri Hyseni, në një konferencë me gazetarë tha se mekanizmat e sigurisë në vend aktualisht janë duke vepruar njëjtë sikur të kishin ndonjë informacion për sulme
Pavarësisht kërcënimeve të mëhershme, institucionet e sigurisë në Kosovë nuk kanë asnjë informacion të besueshëm se grupet radikale islame po organizojnë ndonjë sulm terrorist në Kosovë. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili konfirmo se Kosova nga vend transit tashmë është vend i origjinës i luftëtarëve të huaj.
Ministri Hyseni, në një konferencë me gazetarë tha se mekanizmat e sigurisë në vend aktualisht janë duke vepruar njëjtë sikur të kishin ndonjë informacion për sulme.
“Kosova ka institucione kredibile, serioze të sigurisë dhe nuk duam të zihemi në befasi dhe shpresojmë shumë se nuk do të zihemi në befasi. Kosova nuk është imune dhe pikërisht pse nuk është imune po bëhen veprimet që po bëhen. Fatkeqësisht Kosova është vend i origjinës i luftëtarëve të huaj dhe atë në bazë të statistikave për kokë banori kjo çështje është shumë serioze dhe kjo është arseja se pse kaq seriozisht po merremi me këtë punë”, tha Hyseni.
Ai ka thënë se terrorizmi trafikimi me njerëz pastrimi i parave dhe trafikimi i drogës, janë fenomene që Kosova vështirë mund t’i luftojë pa një bashkëpunim sistematik ndërkombëtar.
Bashkëpunimi më i mirë ndërkombëtar për Kosovën, tha ministri Hyseni, është anëtarësimi i Kosovës në Interpol e mekanizma të tjerë të sigurisë.
Ai është zotuar se ministria që drejton dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunimi me mekanizmat e tjerë janë duke punuar për vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e pjesëmarrjes në luftëra e konflikte e huaja.
“Po punojmë në përcjelljen e mesazhit adekuat që është mesazh kundër pjesëmarrjes në luftërat e huaja. Mesazh kundër radikalizmit të shoqërisë dhe ekstremizmit. Dhe ju siguroj se mesazhi që është përcjellë është pranuar shumë mirë dhe po jep efektet e duhura”, deklaroi ministri Hyseni.
Sipas numrit një të rendit, aktualisht janë rreth 100 persona që luftojnë përkrah organizatave terroriste në Siri e Irak. Ai ka theksuar po ashtu se të paktën 40 qytetarë nga Kosova janë deklaruar si të vrarë gjatë luftimeve në vatrat e luftës në Lindje të Mesme.
“Ky numër nuk ka pësuar ndonjë ndryshim në dy muajt e fundit. Ne jemi në përcjellje të situatës, natyrisht nuk është punë e lehtë që gjithmonë të grumbullohet informacion kredibil dhe valid, por shifrat që japim janë ato që ne konsiderojmë janë të mbështetura në fakte”, tha Hyseni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave