Shqipëria

90-vjeçarja në Shqipëri shërohet nga koronavirusi

182 është gjithsej numri i të shëruarve

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka thënë se një e moshuar 90-vjeçare nga Hasi është shëruar nga koronavirusi.

“Pas 7 ditësh të vështira në spitalin infektiv, nënë Nifja, 90-vjeçarje, nga Hasi, ka mundur Covid19 dhe sot është kthyer në shtëpi e shëruar”, shkruan Manastirliu.

Deri tani numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar 182. Ndërsa numri i të infektuarve në 416.