Bota

90% të katalonasve kanë votuar për pavarësi nga Spanja

Sipas ligjit të ashtuquajtur  “për shkëputje”, të miratuar nga Parlamenti katalonas, në rast të fitores së kampit pro pavarës, brenda 48 orëve duhet që të bëhet edhe shpallja e pavarësisë

Qeveria e Regjionit të Katalonisë ka bërë të ditur pak pas mesnatës se në referendumin e mbajtur të dielën, rreth 90 për qind të votuesve i kanë dhënë votën e tyre pavarësimit të Katalonisë nga Spanja. Vetëm rreth 7 për qind kanë votuar kundër shkëputjes nga Spanja, njofton AP.

Nga 5.3 milionë zgjedhës sa numëron trupi zgjedhor i Katalonisë, të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytezuar 2.3 milionë veta, ose gjithsej 42.3.

Kryeministri i regjionit të Katalonisë, Carles Puidgemont kishte kërkuar pak më parë ndarjen nga Spanja. “

Ne e kemi fituar të drejtën për të pasur një shtet të pavarur”, ka thënë ai në mbrëmjen e të dielës në Barcelonë.

Sipas ligjit të ashtuquajtur “për shkëputje”, të miratuar nga Parlamenti katalonas, në rast të fitores së kampit pro pavarësi, brenda 48 orëve duhet që të bëhet edhe shpallja e pavarësisë, gjegjësisht deklarimi i saj në parlament, transmeton albinfo.ch.

Ndërkaq, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajou e ka quajtur referendumin inskenim dhe i ka mohuar atij çfarëdo vlefshmërie. 

Ndërhyrjet policore për pengimin e referendumit për pavarësinë e Katalonisë në Barcelonë gjetë të dieles kanë shkaktuar përleshje të ashpra në mes forcave të sigurisë dhe ithtarëve të referendumit.

Mediat raportojnë se policia ka përdorur edhe plumba gome për të ndaluar votimin. Sipas të dhënave nga autoritetet katalonase të shëndetësisë, rreth 800 persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, transmeton albinfo.ch. Shumica e tyre kanë pësuar lëndime të lehta,

Nga ana tjetër, Ministria e brendshme e Spanjës ka deklaruar se janë lënduar 12 policë. 

Dhuna e ushtruar në Kataloni ka shqetësuar edhe qendrat e politikës në Evropë. Kështu, shumë politikanë të lartë evropianë kanë shprehur brengosje lidhur me zhvillimet e reja në këtë regjion të Spanjës. Kryeministri belg, Charles Michel ka shkruar në Twitter se ai dënon të gjitha format e dhunës dhe ka apeluar për dialog.

Kreu i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn ka folur për një “dhunë shokuese policore” të ushtruar mbi votuesit. Ai ka kërkuar nga kryeministrja Theresa May që të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë te kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.

Edhe kreu i liberalëve në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt ka kritikuar ashpër sjelljen e policisë, njëkohësisht ai ka tërhequr vërejtjen se qeveria regjionale e Katalonisë e ka ditur se nuk mund të sigurojë shumicën në referendum për pavarësimin e vendit nga Spanja