Lajme
90 mijë franga, nga aksioni i tri klubeve shqiptare të Zvicrës lindore

Iniciativa e tri klubeve shqiptare për t’u dalë në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri, po shkon drejt finalizimit me një shumë prej jo më pak se 90 mijë frangash.
Në një takim të radhës që kanë mbajtur sot tri klubet shqiptare të Sankt Gallenit, bashkë me klubet e shoqatat e tjera që iu kanë bashkangjitur këtij aksioni, është njoftuar se ata po shkojnë drejt finalizimit të këtij aksioni që ka marrë një mbështetje të fuqishme nga mërgata shqiptare e këtij regjioni dhe të tjerë.
Ata kanë bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 60 mijë franga zvicerane, të cilat do të shkojnë për rindërtim dhe rreth 30 të tjera për strehim të përkohshëm që i kanë vënë në dispozicion dy biznesmenë, të klubit FC Besa, Burim Kastrati dhe Muki Krasniqi.
Shuma totale shkon te 90 mijë franga. Megjithatë, ata shpresojnë që kjo shumë të rritet, pasi që aksioni do të vazhdojë deri më 15 dhjetor 2019, bëjnë ftesë për përkrahje FC Besa, KF Dardania, Klubi Motoristik Plisat, Shoqata “Mëmëdheu”, Klubi i Karates „Datdania“, Xhamia “Xheneti” në St. Gallen, LAPSH-I St. Gallen dhe një grup të rinjsh të veturave sportive.
Fondi humanitar që u dedikohet të dëmtuarëve nga tërmeti në Shqipëri do të ketë kujdesin maksimale të iniciatorëve që çdo qindarkë të shkojë në vendin e duhur, duke bashkëpunuar ngushtë me Komitetin Kombëtar për Rindërtim dhe fondet e tjera të mëdha që kanë mbledhur ndihma për të dëmtuarit, thanë njëzërit pjesëmarrësit e takimit të sotëm.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët