Lajme
90% e viktimave nga korona kanë vdekur drejtpërdrejt nga virusi
Sipas vlerësimit të mjekëve, po të mos ishte korona, ata nuk do të kishin vdekur në kohën kur kanë vdekur, raporton gazeta "SonntagsZeitung".
Zyra Federale e Statistikave e Zvicrës (BFS) ka dhënë për herë të parë shifra të verifikuara për viktimat e Covid-it.
Sipas saj, është e vërtetë se shumica e njerëzve që kanë vdekur në lidhje me koronën kishin sëmundje të mëparshme, transmeton albinfo.ch. Por, 90 për qind të viktimave për të cilat mjekët përkatës kanë shënuar “Covid” në certifikatën e vdekjes, virusi ishte shkaku kryesor i vdekjes.
Me fjalë të tjera, sipas vlerësimit të mjekëve, po të mos ishte korona, ata nuk do të kishin vdekur në kohën kur kanë vdekur raporton gazeta “SonntagsZeitung”.
Shifrat e publikuara rishtazi nga BFS lidhen me marsin e vitit 2020. Ky ishte muaji i parë në të cilin pati vdekje nga korona në Zvicër,
Prej të vdekurve “nga” korona dhe jo vetëm “me” koronën, 91 për qind kanë vuajtur nga të paktën një sëmundje shoqëruese, shkruan gazeta, transmeton albinfo.ch. Më së shpeshti është raportuar për sëmundjet e frymëmarrjes.
Shumica e viktimave ishin mbi 65 vjeç.
Sipas BAG, tre persona nën moshën 20 vjeç kanë vdekur nga korona që nga fillimi i pandemisë.
Rreth 38,000 zviceranëve u është dashur të shtrohen në spital për shkak të koronës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën