Diaspora dhe pavarësia: mes shpresave dhe iluzioneve
9 vjet pavarësi*
Sot shteti ynë mbush nëntë vjetorin e themelimit. Një kohë e shkurtë për të bërë hapa të mëdhenj e megjithatë kemi arritur që në shumë sfera të realizojmë edhe ëndrrat të cilat dikur dukeshin të paarritshme.
Në prag të festës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, njejtë si çdo shqiptar edhe unë jam e mbushur me ndjenjën e krenarisë, por edhe të dhimbjes dhe kujtimit.
Ajo ditë e ftohtë shkurti e vitit 2008 ishte dita kur u realizua ëndrra shekullore e stërgjyshërve tanë. Ishte dita kur ne arritëm të bëjmë atë kthesën e madhe historike për të vazhduar rrugën tonë drejt të ardhmes, të lirë, krenarë dhe të barabartë me gjithë popujt tjerë.
Atë ditë ne përmbushëm premtimin e shumë brezave. Ishte premtimi për të mos u përkulur asnjëherë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë, prandaj ndjehem shumë me fat që i takoj brezit që kurorëzoi qëndresën e një kombi të tërë.
Sot e përjetë me 17 shkurt ne, duke festuar ditën e pavarësisë se Republikës së Kosovës nga një robëri shekullore, do nderojmë luftën dhe sakrificën e të parëve tanë dhe do të kujtojmë dhe nderojmë ata që ranë në altarin e lirisë.
Ndjenja e krenarisë në raste të tilla, është ndjenja më e natyrshme e respektit për sakrificën dhe për historinë tonë, por është edhe ndjenja e mirënjohjes dhe e falënderimit për të gjithë ata miq ndërkombëtarë që na ndihmuan që ne sot të jetojmë të lirë.
Nga një luftë, për jetë a vdekje, ne dolëm të vetëdijshëm se sakrifica e shumë e shumë brezave do të na shërbente si udhërrëfyes për të ndërtuar të ardhmen tonë në liri, dhe me gjithë sfidat me të cilat ballafaqohemi si shtet dhe si komb, ne kemi zgjedhur tashmë rrugën që duam të ecim përpara. Është rruga e paqes e shtetndërtimit dhe e zhvillimit.
Krijimi dhe zhvillimi i shtetit është barra që sot bie mbi supet e secilit prej nesh, prandaj të vazhdojmë të punojmë me zell për të arritur ndërtimin e një shteti demokratik dhe përparimtar, për të arritur të edukojmë breza që rriten me dashuri për vendin e tyre, për institucionet dhe për të arriturat e tij.
Sot shteti ynë sot mbush nëntë vjetorin e themelimit. Një kohë e shkurtë për të bërë hapa të mëdhenj e megjithatë kemi arritur që në shumë sfera të realizojmë edhe ëndrrat të cilat dikur dukeshin të paarritshme.
Republika e Kosovës ka arritur të konsolidohet ndërkombëtarisht si një shtet sovran me 113 njohje ndërkombëtare dhe me mbi 50 antarësimenë organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke u bërë një faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Republika e Kosovës ka arritur të siguroi rritje të vazhdueshme të ekonomisë dhe konsolidim të institucioneve demokratike dhe ligjore duke ecur kështu me hapa të sigurt drejtë të ardhmes së tij.
Nëse vitit që po lëmë pas i bëjmë një rezyme atëherë patjetër duhet të shprehi respektin me të lartë për qytetarët tanë, në veçanti për diasporën dhe rininë tonë të mrekullueshme e cila anembanë globit po bartë imazhin e mirëfilltë dhe të vertetë të Republikës së Kosovës. Viti që lamë pas ishte viti i Majlinda Kelmendit që na bëri me lot gëzimi duke na sjellë medaljen e artë olimpike, është viti i Era Istrefit, kënga e së cilës na bënte të buzëqeshnim kudo që shkonim nëpër botë, është viti i djemve tanë që përmes futbollit evropian luajtën rolin e ambasadorëve më të denjë të vendit të tyre të origjinës, por edhe i shumë e shumë artistëve tjerë të rinj të cilët çdo ditë po korrin suksese të reja kudo nëpër botë.
Këtë festë dhe ndjenjën që mua më dhuron, nuk mund mund ta përshkruaj as më fjalët e poetëve më të spikatur, prandaj dua vetëm që të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë t´ju uroj nga zemra gëzuar festa e Pavarësisë së Kosovës. Lavdi gjithë atyre që dhanë jetën për liri.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Autorja është Ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër!
Ky opinion është shkruar enkas për revistën albinfo.ch*
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve