Tematike

9 vjet burg për kosovarin: Ka vrarë kosovarin tjetër në oborr të shkollës!

Ai e kishte goditur me thikë në gjoks njërin nga pjesëmarrësit, një prind të njërit nga nxënësit. Për viktimën, po ashtu kosovar, kjo goditje kishte qenë vdekjeprurëse

Një kosovar 51 vjeçar kishte ndërhyrë gjatë një sherri që kishin pasur disa nxënës në oborrin e shko Në Heidenllës së tyre, në mesin e të cilëve edhe djali i tij. Ai e kishte goditur me thikë në gjoks njërin nga pjesëmarrësit, një prind të njërit nga nxënësit. Për viktimën, po ashtu kosovar, kjo goditje kishte qenë vdekjeprurëse. Rreth një vit e gjysmë pas kësaj, kosovari është dënuar të martën nga Gjykata e Kantonit Appenzel Auserrhoden me 9 vjet burg për vrasje me paramendim, shkruan sda.ch.

Djali i 51 vjeçarit e kishte thirrur të atin të vinte në oborrin e shkollës ku po ndodhte qërimi i hesapeve, pasi që, sipas tij, edhe nxënësit tjerë kishin marrë etërit e tyre si përforcim! Pastaj ai vjen, i armatosur me një thikë kuzhine dhe hyn në konflikt me një prind tjetër të pranishëm të cilin e godet, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, transmeton albinfo.ch.

Pyetja që kërkohej të sqarohej nga trupi gjykues ishte ajo se çfarë i kishte paraprirë goditjes vdekjeprurëse. A e kishin përqeshur, pastaj kërcënuar dhe në fund edhe ngulfatur, para se ai të vepronte në vetëmbrojtje? Kjo ishte ajo që kishte deklaruar dorasi, përcjell albinfo.ch. Por, ndoshta kishte qenë pikërisht ai që e kishte nxehur atmosferën deri në konflikt, siç mendon prokurori?

Familja e dorasit dhe ajo e viktimës njiheshin edhe më parë dhe deri atëherë nuk kishin pasur ndonjë mosmarrëveshje. I akuzuari, ashtu si dhe viktima, është me prejardhje nga Kosova, prej nga ka ardhur në Zvicër në vitin 1990.

Avokati ka thënë se i mbrojturi i tij ka kryer vrasje me paramendim por këtë e ka bërë në vetëmbrojtje pasi që ishte ngulfatur nga kundërshtari. Dhe, kjo duhet të ndikojë në lartësinë e masës së ndëshkimit.

Përkundër mendimit që kishte pala paditëse për peshën më të madhe të fajit, gjykata vendosi sipas parimit “in dubio pro reo) (në rast dyshimi, në favor të të akuzuarit). Kjo do të thotë se duhej të mbështetësin në argumentimin e dorasit sipas të cilit ai vetëm kishte vepruar në vetëmbrojtje dhe në frikë e sipër nga vdekja, përcjell albinfo.ch. Avokati madje për këtë ka kërkuar që dënimi për klientin e tij  të mos jetë më i lartë se 3 vjet burg, gjysma e të cilit me kusht.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar një dënim prej së paku dhjetë vitesh burg për vrasje me paramendim. Sipas tij, asnjë nga dëshmitarët e ngjarjes nuk kishte parë se dorasi ishte ngulfatir nga personi tashmë i vdekur. Po ashtu as ekspertiza mjekoligjore nuk kishte gjetur dëshmi për një gjë të tillë.

I akuzuari kishte ndikuar në ashpërsimin e situatës së konfliktit me faktin se kishte marrë me vete një thikë dhe se kishte vepruar me forcë gjatë pjesëmarrjes në përleshje.

Duke i shqiptuar dënimin me 9 vjet burg, gjykata ka mbajtur qëndrimin se i akuzuari, kur kishte kryer therjen nuk kishte qenë i kërcënuar nga ndonjë rrezik akut që do ta arsyetonte veprimin në vetëmbrojtje. Vetëm pranimi i veprës nga ana e tij ka ndikuar në zbutjen relative të dënimit, i cili ende nuk është i plotfuqishëm.