Shkurt.ch
9 vjet burg kosovarit që ka varur vajzën e vet
Pasi që njëherë e kishte varur, ai e kishte lëshuar sërish në tokë të bijën, kur ajo kishte humbur vetëdijen
Rasti i kosovarit të akuzuar për tentim vrasjeje të të bijës (varje) ka marrë sot përfundimin e tij gjyqësor. Gjykata e Lartë e Cyrihut i ka shqiptuar shtetasit 46 vjeçar nga Kosova Ramiz. N., me qëndrim në Höri të Cyrihut një dënim me nëntë vjet heqje lirie.
Më parë Gjykata e Qarkut e Dielsdorfit (ZH) e kishte dënuar atë me 6 vite burg, gjë që për prokurorinë përgjegjëse kishte qenë tepër pak. Kjo e fundit kishte kërkuar një dënim me 13 vite heqje lirie për veprën tentim vrasjeje, sjellje brutale dhe një varg deliktesh ekonomike.
Vepra më e rëndë që i ngarkohet Ramiz N., është varja e të bijës 28 vjeçare në një sallë fabrike. Pasi që njëherë e kishte varur, ai e kishte lëshuar sërish në tokë të bijën, kur ajo e kishte humbur tashmë vetëdijen.
I gjykuari ka kundërshtuar shumicën e veprave që i ngarkohen. Ai ka pranuar vetëm se ndonjëherë ka rrahur fëmijët me shuplaka ose me rrip, “për shkak se nuk shkonin mirë me mësime”.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje