Integrimi
9 vjet burg kosovarit për tentimvrasje të ish partneres
Vetëm falë ndërhyrjes urgjente kirurgjike dhe fatit kosovarja 22 vjeçare kishte shpëtuar nga vdekja
Një 28 vjeçar nga Kosova është dënuar me nëntë vjet burg për tentim vrasje të ish partneres së tij po ashtu kosovare. Ai e kishte qëlluar atë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës para syve të turmës pranë një supermarketi në Alpen, Gjermani. Vetëm falë ndërhyrjes urgjente kirurgjike dhe fatit kosovarja 22 vjeçare kishte shpëtuar nga vdekja.
Për shkak të peshës së krimit, Gjykata e Landit në Klewe në vendimin saj e ka cilësuar atë si tentim vrasje të rëndë. Dorasi, për shkak të një bllokimi në revole, kishte arritur të shkrepte vetëm një plumb. Nga ana tjetër ai, në mbrojtjen e tij ka thënë se nuk ka pasur qëllim vrasjen. Ai vetëm ka dashur t`ia tërheqë asaj për herë të fundit vërejtjen, për të shmangur gjakmarrjen në mes të dy familjeve.
Ndërsa trupi gjykues nuk ka mundur të qartësojë motivin që ka sjellë te tentimvrasja. Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për gjakmarrje, delikt nga lëndimi i sëmurë i sedrës ose nga dëshpërimi përndarjen. Për mbrojtësin e kosovarit, një dënim në mes tre dhe katër vitesh burg do të ishte adekuat me veprën e klientit të tij.
Pas krimit, i akuzuari kishte ikur jashtë Gjermanisë dhe gjashtë javë më vonë ishte arrestuar në Shqipëri përmes një fletarresti ndërkombëtar, shkruan rp.online.de.
Pas prishjes së lidhjes në es të dy të rinjve, që ishte aranzhuar nga prindërit e tyre, familjet ishin armiqësuar. Ndër shkaqet e armiqësisë në mes tyre ishte edhe ai se kush do të paguante shpenzimet e dasmës.
Me vendimin gjyqësor, i dënuari duhet tì paguajë viktimës dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim