Lajme
9 në 10 krime me bazë urrejtjen nuk raportohen, sipas raportit të BE-së
Në mbarë Europën, miliona qytetarë përjetojnë forma të ndryshme dhune dhe sulmesh për shkak të ngjyrës së lëkurës, fesë, etnisë, gjinisë, orientimit seksual apo aftësive të kufizuara.
Megjithatë, 9 në 10 krime me përmbajtje urrejtje nuk raportohen në polici, sipas një raporti të ri nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA).
Në raport theksohet se shumica e viktimave mendojnë se raportimi i këtyre krimeve te policia nuk do të ndryshojë gjë, apo iu duket e vështirë që të raportojnë rastet ose nuk kanë besim te forcat e rendit.
Sipas kësaj agjencie, mosraportimi i këtyre krimeve sjell pasoja të rënda.
“Krimet e urrejtjes që nuk raportohen për rrjedhojë nuk mund të hetohen apo të ndiqen penalisht, duke rezultuar në pandëshkueshmëri dhe forcimin e autorëve të këtyre krimeve”, deklaroi agjencia.
“Ato gjithashtu mbeten të pallogaritura, gjë që fsheh përmasat reale të problemit dhe nevojën urgjente për të marrë masa. Viktimat që nuk raportojnë krime të tilla, nuk marrim as dëmshpërblim as mbështetjen e nevojshme”, thuhej më tej në raport.
Sipas të dhënave të sondazhit, agjencia e BE-së pohon se disa grupe minoritetesh përjetojnë dy herë më shumë dhunë në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.
“Për shembull, kur 9 për qind e të anketuarve kanë përjetuar dhunë fizike në 5 vjetët e fundit përpara sondazhit, raporti është më i lartë për ata që i përkasin një minoriteti etnik (22%), apo për personat që identifikohen si pjesë e komunitetit LGBTI (19%)”.
“Vendet e BE-së e kanë për detyrë të sigurojnë qasjen ndaj drejtësisë për të gjithë. Por, shumë viktima të krimeve me bazë urrejtjeje dhe shtete nuk i raportojnë këto krime siç dihet”, tha drejtori i FRA, Michael O’Flaherty.
“Kjo gjë duhet të ndryshojë. Shtetet duhet të thjeshtësojnë raportimin dhe të përmirësojnë rekordet e krimeve të urrejtjes, hetimet dhe dënimet në mënyrë që t’u japin viktimave të drejtat që iu takojnë”.
Ndër të tjera, raporti gjithashtu jep një sërë rekomandimesh, si për shembull, “lejimin e raportimit nga palë të treta apo që duan të mbeten anonimë”, “trajnim i policisë” si dhe “krijimin e reparteve të posaçme për krimet me bazë urrejtjeje”./euronews
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut