Lajme

9 milionë: Sa nga ta janë shtetas zviceranë?

Në fund të qershorit 2023, në Zvicër jetonin 9,006,664 njerëz

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) tregojnë se popullsia totale e Zvicrës kaloi shifrën prej 9 milionë në fund të qershorit 2023, raportoi RTS.

Në fund të qershorit 2023, në Zvicër jetonin 9,006,664 njerëz. 8,902,308 ishin rezidentë të përhershëm dhe 104,356 të tjerë ishin të pranishëm me viza jo më shumë se një vit, një grup i përbërë kryesisht nga azilkërkues (11,000), shtetas të BE-së dhe EFTA me viza afatshkurtër (54,000) dhe refugjatë ukrainas, përcjell albinfo.ch.

Rreth 73% e banorëve ishin shtetas zviceranë. Shumica e atyre që nuk kishin pasaportë nga një vend i BE-së ose EFTA.

Popullsia e Zvicrës është rritur ndjeshëm gjatë shekullit të kaluar. Në vitin 1920, popullsia ishte 3.9 milionë. Deri në vitin 1960 ishte rritur në 5.7 milionë, duke u rritur përsëri në 7.2 milioën deri në vitin 2000, përpara se të arrinte 9.0 milionë në 2023.