Maqedonia

9% e të punësuarve në Maqedoni janë të varfër

Janë shqetësuese të dhënat pasi ato për çdo vit tregojnë rritjen e numrit të të punësuarve që kanë rroga më të vogla se 200 euro

Të dhënat statistikore të platformës maqedonase kundër varfërisë tregojnë se 9% e të punësuarve në Maqedoni janë të varfër pasi marrin paga mujore më të ulëta apo rreth 12000 denarë.  

Biljana Dukovska nga kjo organizatë thotë se janë shqetësuese të dhënat pasi ato për çdo vit tregojnë rritjen e numrit të të punësuarve që kanë rroga më të vogla se 200 euro. Ajo thotë se varfëria është më e theksuar tek familjet që kanë vetëm një të punësuar.  “Ligji për rroga minimale në vitet e kaluara ishte 10 mijë denarë dhe është nën pragun e varfërisë.

Në Maqedoni për një familje katër anëtarësh nevojitet të marrin rreth 12000 denarë, për të qenë në nivel të varfërisë. Ne, me rritjen e rrogës minimale, gjithë këta të punësuar në mënyrë të rregullt çdo muaj do ti nxjerrim nga varfëria”, ka thënë ministrja e Punës dhe Politikave Sociale Mila Carovska transmeton televizioni Alsat.