Shkurt.ch

Global Peace Index 2015: Zvicra në mesin e vendeve më paqësore në botë

Sipas hulumtimit të realizuar nga “Global Peace Index 2015”,  vendet më të qëndrueshme dhe paqësore në botë ndodhen në kontinentin e vjetër evropian.
Nga 20 vende më të qeta të botës, 15 janë vende evropiane:
 janë Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Japonia, Australia dhe Republika Çeke.
Pas tyre vijojnë Portugalia, Irlanda, Suedia, Belgjika, Sllovenia, Gjermania, Norvegjia, Butani, Polonia dhe Holanda.
Instituti për Ekonomi dhe Paqe, i cili ka publikuar raportin ka përdorur 23 kritere në mënyrë për të marrë rezultate, duke përfshirë nivelin e dhunës, nivelin e vrasjeve, jostabilitetin politik dhe numrin e vdekjeve në konflikt të brendshëm.
Kosova dhe Maqedonia në këtë raport janë vendet më jostabile në Ballkan. Kosova renditet si vendi i 69 më i sigurt në rajonin e Ballkanit nga gjithsej 162 vende.
Shqipëria gjendet në vendin e 52-të ndërsa Maqedonia në vendin e 71, transmetojnë lajmin mediat e Shkupit.
Ndërkaq, si vendet më të sigurta në rajonin e Ballkanit kanë nxënë vend Kroacia në vendin e 27-të dhe Serbia në vendin e 46-të.
Nga vendet e rajonit të gjerë të Ballkanit, vendi më i qetë është Sllovenia e cila ndodhet lartë në vendin e 15-të listës, dhe pasojnë Hungaria (22), Sllovakia (23), Rumania (26) Bullgaria (32) dhe Greqia në vendin e 61.
Vendet më jostabile në botë  thuhet të jenë Siria, Iraku, Afganistani, Sudani Jugor, Republika e Afrikës Qendrore, Somalia, Sudani, Kongo, Pakistani dhe Koreja e Veriut.