Shqipëria

84-vjeçarja mund koronavirusin, momenti prekës kur lë Spitalin Infektiv

Nënë Rukija, plot 84 vjeçe, është pacientja tjetër që mund koronavirusin në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njofton se 84-vjeçarja tashëm e shëruar ka lënë sot ambientet e Spitalit Infektiv. Megjithatë nënë Rukija do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditët e ardhshme për të ndjekur gjendjen e saj shëndetësore.

Sipas Manastirliut, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë, ndërsa në total janë 154 persona që kanë mundur Covid-19.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19

8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit.

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19”, shkruan Manastirliu.