Lajme
Rritje e shpenzimeve ushtarake në vitin 2024
Shpenzimet ushtarake botërore kanë arritur një shifër rekord prej 2,7 bilionë dollarësh në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 9,4% krahasuar me vitin e kaluar.
Ky është viti i dhjetë radhazi që shpenzimet për ushtri janë në rritje, por asnjëherë kaq shumë që pas fundit të Luftës së Ftohtë. Rreth 100 shtete kanë rritur shpenzimet e tyre për mbrojtje në krahasim me vitin 2023, me një fokus të veçantë në Evropë dhe Lindjen e Mesme, ku konflikte si ai në Ukrainë dhe Gaza kanë nxitur këtë rritje, sipas Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes (SIPRI), shkruan DW dhe transmeton albinfo.ch.
Në Evropë, Gjermania ka luajtur një rol të madh në këtë zhvillim. Shpenzimet ushtarake të këtij vendi u rritën për të tretin vit radhazi, duke arritur në 88,5 miliardë dollarë amerikanë – një rritje prej 28% në krahasim me vitin 2023. Kjo e ka çuar Gjermaninë në vendin e katërt për nga shpenzimet më të larta ushtarake në botë, pas SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, dhe për herë të parë që nga ribashkimi, ajo është vendi me shpenzimet më të larta ushtarake në Evropën Perëndimore. Ky trend është i lidhur ngushtë me fondin special prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehr, miratuar në vitin 2022, që synon të adresojë mungesat e mëdha në ushtrinë gjermane.
Edhe vendet e tjera evropiane kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtje. Polonia ka investuar 31% më shumë, duke arritur në 4,2% të PBB-së për mbrojtje, më shumë se çdo shtet tjetër anëtar i NATO-s. Suedia, pas anëtarësimit në NATO, ka rritur shpenzimet e saj për 34%, duke arritur në 12 miliardë dollarë amerikanë për mbrojtje, transmeton albinfo.ch.
Në Lindjen e Mesme, Ukraina ka shpenzuar një përqindje të madhe të PBB-së së saj për mbrojtje – rreth 34%, duke u bërë vendi me barrën më të madhe ushtarake në botë. Nga ana tjetër, Rusia ka rritur shpenzimet për forcat e saj të armatosura me 38%, duke arritur në 149 miliardë dollarë.
Në SHBA, shpenzimet ushtarake mbeten më të lartat në botë, me një total prej 997 miliardë dollarësh. Një pjesë e madhe e këtyre fondeve është alokuar për modernizimin e aftësive ushtarake dhe arsenalit bërthamor për të ruajtur një avantazh strategjik ndaj Rusisë dhe Kinës.
Po ashtu, Kina ka vijuar modernizimin e ushtrisë së saj, me një buxhet prej 314 miliardë dollarësh për vitin 2024, dhe Japonia ka rritur shpenzimet e saj ushtarake me 21%.
Në Lindjen e Mesme, Izraeli ka rritur shpenzimet për ushtrinë e tij me 65%, duke arritur në 46,5 miliardë dollarë, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit me Hezbollahun dhe luftës në Rripin e Gazës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











