Bota
82 për qind e parave të botës shkojnë te një përqindëshi i popullatës
Vetëm 42 persona kanë pasurinë e njëjtë sa 50 për qind e botës, ka gjetur një studim nga organizata “Oxfam”.
Në një raport të publikuar të hënën, “Oxfam” ka bërë ftesë për rrudhje të diferencës së madhe mes njerëzve super të pasur dhe pjesës tjetër të botës.
Rreth 82 për qind e parave që u gjeneruan çdo vit shkuan te një përqindëshi më i pasur, teksa gjysma e varfër nuk pati ngritje fare.
“Oxfam” thotë se të dhënat e tyre, që nga shumë njerëz janë kritikuar, kanë treguar se shpërblimet më të mëdha ekonomike janë të koncentruara për njerëzit në maje. Organizata ka cituar evazionin fiskal, erozionin e të drejtave të punëtorit dhe ndikimin në vendimet politike si arsye për dallimin e madh mes shtresave, transmeton Albinfo.ch.
Të dhënat kanë zbuluar se pasuria e miliarderëve u rrit për 13 për qind në mesatare në vit në dekadën 2006-2015. Vitin e shkuar miliarderët kishin pasuri 762 miliardë dollarë – mjaftueshëm për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme rreth shtatë herë. Po ashtu thuhet se 9 në 10 miliarderë ishin burra. Gjithsej janë 2043 miliarderë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih