Shëndetësi
800 veta preken nga kanceri për një vit në Kosovë
Sipas të dhënave të Institutit Onkologjik, brenda një viti në Kosovë preken me lloje të ndryshme të kancerit, rreth 800 persona
Me gjithë përpjekjet e institucioneve dhe fushatave të shumta që janë bërë në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftojnë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë, janë paraqitur rreth 160 raste të reja me kancer në gji, që është për rreth 20 raste më shumë se një vit më parë.
Po sipas të dhënave të Institutit Onkologjik, brenda një viti në Kosovë preken me lloje të ndryshme të kancerit, rreth 800 persona.
Drejtori i këtij Instituti, Ekrem Hyseni ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo gjendje nuk paraqet një rritje reale të numrit të të prekurve me kancer të gjirit. “Pothuajse çdo vit rritet numri i të prekurve me kancer, por që më shumë është rreth asaj se tani kemi zbulim të hershëm dhe ka një rritje të efikasitetit të pajisjeve, pastaj është edhe sensibilizimi e të tjera. Kështu që mendoj se nuk paraqet shqetësim kjo rritje”, thotë Hyseni, përcjell albinfo.ch.
Patologët në Kosovë thonë se vendet e zhvilluara kanë programe të posaçme për parandalim e kësaj sëmundje. Kjo bën që vdekshmëria e të prekurve me kancer të jetë 30 për qind, krahasuar me 70 për qind sa e kanë vendet e pazhvilluara dhe me buxhet të ulët.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Një shqiptar nga Kosova ndërron jetë në rrugët e Strasburgut në Francë Një media lokale e Francës shkruan se Haxhiaj kishte pesë vite që kishte mbërritur në Strasburg...
-
Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Gjermani
-
Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Zvicër
-
Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha
-
Rama me thirrje për diasporën për zgjedhjet e 11 majit
Jeta në Zvicër
-
Burrat zviceranë kanë më shumë gjasa të mbijetojnë nga sulmi në zemër sesa gratë Në Zvicër, gratë kanë një shans më të keq për t’i mbijetuar një arresti kardiak sesa...
-
Pse të huajt e pasur po ia kthejnë shpinën Zvicrës?
-
Zvicra ‘duhet të përgatitet për humbje’ nga tarifat tregtare të Trump
-
Gjeneva përdorë energjinë e ricikluar për ngrohje
-
Perspektivat e punës në Zvicër përkeqësohen më tej në fillim të vitit 2025