Lajme
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit, me "Netët e Filmit Shqiptar" në Cyrih

Në kuadër të programit “Festojmë Nëntorin Shqiptar”, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër organizoi një eveniment të veçantë në Bibliotekën “Pestalozzi”, në Hardau, Cyrih. Kjo ngjarje u shënua me “Netët e Filmit Shqiptar”, ku u shfaq filmi artistik historik „Nëntori i Dytë“, një ndër krijimet më të shquara të kinematografisë shqiptare.
Ambasada shqiptare në Zvicër u përfaqësua nga Sekretari i Parë, Valon Gashi dhe Monika Zguro.
Znj. Zguro theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve kulturore për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare jashtë vendit. „Nëntori i Dytë“, një dramë historike e vitit 1982, është një nga filmat më të njohur që portretizon ngjarjet më të rëndësishme të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Regjia e Viktor Gjikës dhe skenari i Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit sjellin një paraqitje të thellë të periudhës historike të fillimit të shekullit XX, duke përfshirë përpjekjet për liri dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Filmi tregon momentet jetike të ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë më 28 nëntor 1912, me udhëheqësin e njohur Ismail Qemalin dhe personalitetet më të shquara të asaj kohe.
Filmi „Nëntori i Dytë“ e transportoi audiencën në një periudhë të lavdishme të kombit shqiptar, duke theksuar sakrificat dhe guximin e figurave të shquara që udhëhoqën procesin e shpalljes së Pavarësisë.
Pjesë e programit ishte edhe ekspozita „Në anën e duhur të historisë”, një udhëtim vizual që ilustron kontributin dhe rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ekspozitë ofroi mundësinë për të ndarë emocione dhe kujtime, duke e bërë atë një ngjarje të veçantë për ata që vlerësojnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Në mesin e të pranishmëve ishin mësimdhënëse të shkollave të mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër, si dhe figura të njohura të komunitetit shqiptar, përfshirë: Vaxhid Sejdiu nga LAPSH Naim Frashëri, Minire Azemi, Albana Bego, Konsulli Vigan Berisha, e të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare” Anna Kove dhe Fate Velaj mbi përkthimin dhe Letërsinë Gjermano-Shqiptare...
-
Për 17 vjet, diaspora dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë
-
Suzana tregon përkushtim të lartë në Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme
-
Milano: Arrestohet 33 vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një organizate kriminale
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake Ka pasur një rritje të ndjeshme të vjedhjeve të qenve në Zvicër gjatë javëve të fundit....
-
Gjigandi farmaceutik zviceran Roche bashkëpunon me Zealand Pharma për trajtimin e ri të obezitetit
-
Arrestohet një zviceran për sulmet me bomba në Gjenevë
-
Dëshira për targa speciale në Zvicër ka grackat e saj
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme