Lajme
80-vjetori i çlirimit të Shqipërisë, ambasada në Bernë njofton për aktivitetet kulturore
Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka njoftuar për një sërë aktivitetesh të rëndësishme kulturore që nderojnë këtë përvjetor historik:
𝟐 në𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒 – 𝐋𝐨𝐳𝐚𝐧ë: Në bashkëpunim me Shoqatën “Albania Swiss Event”, drejtuar nga znj. Aina Hoti, do të shfaqet filmi ikonik shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”. Ky film i dashur për breza të tërë do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të risjellë në vëmendje shpirtin e rezistencës dhe të bashkimit kombëtar.
𝟔 në𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒 – 𝐙𝐲𝐫𝐢𝐡: Në bashkëpunim me Bibliotekën “PBZ Hardau” dhe Shkollat Shqipe në Zvicër do të shfaqet filmi legjendar “Nëntori i Dytë”. Me mbështetjen e znj. Suela Jorgaqi, Ambasadorja e Kombit dhe Drejtuese e PBZ, si dhe Profesorit z.Vaxhid Sejdiut, një ndër kontribuuesit më të rëndësishëm të mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër, ky aktivitet do të sjellë një reflektim të thellë mbi luftën për liri dhe pavarësi.
𝟏𝟕 d𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒 – 𝐁𝐞𝐫𝐧ë: Ambasada do të organizojë shfaqjen e filmit të dashur për fëmijë “Mimoza Llastica”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Kornhaus” dhe znj. Brikela Andrea. Ky film do të sjellë gëzim dhe nostalgji për më të vegjlit dhe të rriturit njëkohësisht.
𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭ë h𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞: Gjatë këtyre aktiviteteve do të prezantohet një ekspozitë që do të përqendrohet në momentet kyçe të historisë së Çlirimit të Shqipërisë, duke theksuar figurat dhe ngjarjet e mëdha të asaj periudhe të lavdishme.
Ambasada ka ftuar bashkatdhetarët të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve të veçanta që nderojnë historinë dhe kulturën shqiptare.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur