Lajme
80 media kërkojnë 550 milionë euro nga Meta
Mbi 80 medie spanjolle depozituan sot një padi kundër Meta-s, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, të cilën e akuzojnë se nuk ka respektuar rregullat evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, sipas shoqatës që i përfaqëson.
Këto media të bashkuara në kuadër të Shoqatës së Mediave të Informacionit (AMI), organizata kryesore mediatike profesionale në Spanjë, kërkojnë në këtë ankesë 550 milionë euro nga grupi amerikan për konkurrencë të pandershme, saktëson AMI në një deklaratë.
Ata e akuzojnë atë se ka “shkelur sistematikisht dhe masivisht” “legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave” midis 25 majit 2018 dhe 31 korrikut 2023, i cili kërkon pëlqimin e përdoruesve të internetit për përdorimin e të dhënave të tyre për qëllime të profilizimit të reklamave.
“Një praktikë e cila “do t’i kishte lejuar grupit amerikan të ofronte (…) shitjen e hapësirës reklamuese mbi bazën e një avantazhi konkurrues të përfituar në mënyrë të paligjshme”, në dëm të mediave tradicionale, të cilat e kanë respektuar këtë rregullore”, tha AMI.
“Meta” ndërtoi pozitën e saj dominuese në tregun e reklamave duke shkelur rregulloret, gjë që shkaktoi dëm të dukshëm në mediat spanjolle deri në atë pikë sa të rrezikonte qëndrueshmërinë e tyre”, tha presidenti i AMI-së, José Joly.
Ndër grupet mediatike të përfaqësuara nga kjo shoqatë janë Prisa, pronare e të përditshmes “El Pais” dhe gazetës sportive AS, por edhe Godo (“La Vanguardia”, “Mundo deportivo”…) dhe Vocento, që boton të përditshmen konservatore ABC.
Kjo ankesë vjen pasi grupi amerikan nisi një sistem të ri në Evropë në fillim të nëntorit, duke mos lejuar më reklama të personalizuara në këmbim të një abonimi, ose të përdorej shërbimi falas duke rënë dakord për regjistrimin e të dhënave personale.
“Facebook” dhe “Instagram” kanë 144 dhe 133 milionë përdorues të rregullt në Evropë, duke përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar, respektivisht, sipas “Insider Intelligence”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert