Lajme
I gjejnë 80.000 euro në valixhe dhe një letërnjoftim fals, arrestohet shqiptarja
Policët kufitarë gjermanë anë gjetur rreth 80 mijë euro para të gatshme të fshehura në valixhen e përbashkët të dy pasagjerëve
Në mesditën e sotme, hetuesit nga stacioni i policisë kufitare në Passau kontrolluan dy pasagjerë në një tren pasagjerësh. Ata gjetën një sasi të madhe parash dhe një letër identiteti false, transmeton albinfo.ch.
Hetuesit e policisë kufitare kanë kontrolluar gjatë udhëtimit me tren një 29-vjeçare dhe shoqëruesin e saj 34-vjeçar. Policët me këtë rats kanë zbuluar se 29-vjeçarja shqiptare, krahas pasaportës kishte me vete edhe një kartë identiteti italiane tërësisht të falsifikuar.
Oficerët policorë kanë gjetur gjithashtu rreth 80 mijë euro para të gatshme të fshehura në valixhen e përbashkët të dy pasagjerëve, për të cilat as 29-vjeçarja dhe as 34-vjeçari nuk kanë mundur të japin një arsye të besueshme, shkruan pnp.de.
Inspektorati i Policisë Kriminale të Passau, së bashku me Prokurorinë Publike të Passau, kanë marrë përsipër hetimet, ndër të tjera, për dyshimet për pastrim parash.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











