Gruaja
8 vjet e gjysmë burg kosovares për tentimvrasje të burrit, skena të rënda në gjykatë
Gjykata e shpalli fajtore gruan për tentimvrasje me dashje dhe mashtrim të shërbimit të ndihmave sociale dhe e dënoi atë me tetë vjet e gjysmë burg. Ajo gjithashtu duhet të largohet nga Zvicra për shtatë vjet
Skena dramatike janë parë sot, pas dënimit të shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Cyrih: 53-vjeçarja kosovare është rrëzuar dhe ka humbur vetëdijen në korridorin para sallës së gjyqit pas shqiptimit të vendimit. Ajo u desh të bartej nga autoambulanca, shkruajnë gazetat zvicerane, NZZ, Tages Anzeiger etj.
Ato i referohen gjykimit të çiftit tashmë të njohur kosovar nga Cyrihu, për tentimvrasje me helmim dhe për abuzim me ndihma sociale.
Po ashtu, pas shqiptimit të dënimit, e bija e rritur e çiftit i ka bërtitur kryetarit të trupit gjykues dhe e ka kërcënuar atë, transton albinfo.ch.
Një prani më e fortë e policisë se zakonisht është vërejtur sot në gjykatë. Kjo, sepse javën e kaluar pas ditës së fundit të gjykimit para gjykatës kishte ndodhur një trazirë kur djali i rritur kishte ndjekur babanë e akuzuar.
Gjykata e shpalli fajtore gruan për tentimvrasje me dashje dhe mashtrim të shërbimit të ndihmave sociale dhe e dënoi atë me tetë vjet e gjysmë burg, përcjell albinfo.ch. E dënuara, gjithashtu duhet të largohet nga Zvicra për shtatë vjet.
Prokuroria e cila e ngarkonte për veprën penale përpjekje për vrasje, kishte kërkuar për të dënim me burg prej 16 vjetësh.
Është vërtetuar se e akuzuara kishte dashur të helmonte burrin e saj të pabesë duke i dhënë një koktej ilaçesh dhe pastaj ta ngufaste atë, duke e lidhur me një kabllo karikimi.
“Ju jeni përpjekur të vrisni burrin tuaj sepse ishit xheloze për rivalen tuaj dhe donit të siguronit pasurinë e familjes”, i është drejtuar asaj kryetari i trupit gjykues, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, këtu nuk ishte fare fjala për vetëmbrojtje, por e akuzuara kishte vepruar në mënyrë të shënjestruar dhe me vetëdije të plotë.
Burri 48-vjeçar u lirua nga akuzat për përdhunim dhe sulm seksual. Ky shfajësim u bë mbi bazë të parimit të njohur juridik “Në rast dyshimi, në favor të të akuzuarit”.
“Por nuk përjashtohet tërësisht që edhe gruaja të ketë qenë viktimë e burrit”, theksoi gjykatësi. I akuzuari megjithatë është dënuar me një gjobë me kusht për mashtrim të shërbimit të ndihmës sociale.
Përveç kësaj, gjykata ia ka ndryshuar një dënim me kusht, prej dymbëdhjetë muajsh për vepra penale të drogës që i ishte shqiptuar atij në vitin 2015, trasmeton albinfo.ch. Pra ai duhet ta mbajë atë tani. “Ju duhet ta vuani këtë dënim” i është drejtuar gjykatësi. Dënimi do të mbahet me sistem të burgut gjysmë të hapur.
Gjykata nuk ka shqiptuar ndaj tij vendimin për dëbim nga vendi sepse ligji përkatës kishte hyrë në fuqi në 2016 ndërsa mashtrimi i shërbimit social ka ndodhur më herët.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun