Lajme
8-vjeçari i shkruan presidentit austriak: Pse emri Juaj është kaq i komplikuar?
I përgjigjet Van der Bellen
Është bërë virale: Për disa nxënës të shkollave fillore, emri i Presidentit të Austrisë është shumë i ndërlikuar, përcjell albinfo.ch.
Mediat austriake shkruajnë se, edhe pse emri i parë Alexander është mjaft i zakonshëm, mbiemri Van der Bellen duket pak më i vështirë.
Një emër i përbërë nga katër fjalë mund të duket shumë i komplikuar nga disa nxënës të shkollave fillore, veçanërisht kur janë duke u testuar.
Për tetëvjeçarin Milo nga Vjena ishte e vështirë të shkruhej një emër i tillë. Prandaj ai vendosi t’i shkruajë letër presidentit.
“I nderuar zoti President Federal,
Unë nuk mund ta shkruaja emrin tuaj në një test në shkollë. Pse emri juaj është kaq i vështirë?”, i shkroi ai presidentit.
Kjo pyetje presidentit i ishte bërë më shumë se një herë. Megjithatë, ai këmbënguli që t’i përgjigjej personalisht 8-vjeçarit Milo.
“I dashur Milo.
Faleminderit shumë për letrën e mirë. Pse është “e vështir? Epo, paraardhësit e mi emigruan nga Holanda rreth vitit 1700. Dhe, atje emra si Van der Bellen ose Van der Veen janë emra krejtësisht normalë, nuk janë të pazakontë. Por, nëse është shumë e ndërlikuar për ju, thjesht shkruani Sascha. Kështu më thërrasin miqtë e mi”, ia ktheu presidenti.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!