Kosova
8 të arrestuar në ‘Call Center’, akuzohen për mashtrim dhe krim të organizuar
Tetë persona janë arrestuar në Kosovë për mashtrim dhe krim të organizuar
Ata kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta.
Gjatë kontrollit të 17 vendeve në operacion deri më tani janë gjetur dhe sekuestruar: 6 makina, 149.300 euro kesh dhe një numër i konsiderueshëm kompjuterësh, sververa dhe telefona të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës penale, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani, kanë përmbyllur me sukses operacionin që ka të bëjë me grupe kriminale të përfshira në veprën penale të Mashtrimit si formë e Krimit të Organizuar.
Prokuroria Speciale njofton se personat e dyshuar në këtë rast kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta që në këtë rast kanë qenë platforma fiktive dhe të dyshimtit kanë përvetësuar shuma të mëdha të hollash.
Gjithashtu, në operacionin e sotëm janë kontrolluar 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, deri më tani janë arrestuar tetë (8) persona të dyshimtë, si dhe janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i personave të dyshuar.
Gjatë kontrollit të lokacioneve në këtë operacion deri më tani janë gjetur dhe sekuestruar: 6 vetura, 149.300 euro kesh, dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, Serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës penale.
Tetë (8) personat e dyshuar të cilët janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dërgohen në mbajtje ku më pas pritet të dalin para gjyqtarit.
Këtij operacioni i ka paraprirë një hetim i përbashkët në mes të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe partnerëve tanë nga Prokuroria e Përgjithshme në Bamberg-Gjermani.
Në cilësi të provave materiale është sekuestruar dokumentacion i nevojshëm që do të përdoren në procedurat e mëtutjeshme.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch