Lajme
8 qershori përjashton diasporën nga votimi
Me propozimin që zgjedhjet parlamentare të mbahen në Kosovë më 8 qershor nuk janë pajtuar të gjitha subjektet politike
8 qershorin si datë të zgjedhjeve e ka kundërshtuar ministri i Diasporë i Kosovës, njëherësh sekretar i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli.
Me këtë datë diaspora përjashtohet nga e drejta për të votuar, ka thënë për “Epoka e Re”, ministri kosovar i Diasporës.
“Me mbajtjen e zgjedhjeve më 8 qershor ne po i privojmë nga e drejta për të votuar një numër të madh të shtetasve të Kosovës të cilët jetojnë në diasporë. Është e pamundur që mërgimtarët tanë të aplikojnë për të qenë votues të zgjedhjeve parlamentare. Ju e dini se çfarë proceduarash ekzistojnë për aplikim. Kosova nuk ka krijuar mekanizma që ata të votojnë në vendin ku jetojnë. Do të duhej të krijoheshin mekanizma për votimin e tyre sepse kjo është e drejtë kushtetues”, ka thënë ministri Makolli.
Ministri duke u bazuar në afatet ligjore ka thënë se është i pamundur që të ketë aplikim për votim nga diaspora.
Ai ka pranuar se mërgata ende nuk ka mundësi të votojë dhe kësisoj ta realizojë të drejtën kushtetuese për të votuar në vendet ku ajo jeton.
“Ne sot e kësaj dite nuk kemi mundësi t’i organizojmë zgjedhjet në vendet ku jeton mërgata jonë”, është shprehur Makolli, duke shtuar se data 8 qershor diasporës ia pamundëson edhe aplikimin për të votuar me postë sepse, sipas tij, afatet kohore janë të shkurtra.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën