Zhvillim

8 milionë franga nga Zvicra për shoqërinë civile në Maqedoni

Misioni i programit „Civika Mobilitas“ do të jetë forcë shtytëse e shoqërisë civile duke synuar ndryshimet në shoqëri, me praktikat e qeverisjes së mirë dhe decentralizimit

Rreth 8 milionë franga zvicerane është vlera e donacionit nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që ndahet për programin e ri “Civika Mobilitas”, i cili do të zbatohet në katër vitet e ardhshme, ndërsa është promovuar sot në Shkup.
 
Programi do të zbatohet nga NIRAS e Danimarkës, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti suedez për Administratë Publike (SIPU).


Misioni i programit „Civika Mobilitas“ do  të jetë një forcë shtytëse e shoqërisë civile duke synuar ndryshimet në shoqëri, me praktikat e qeverisjes së mirë dhe decentralizimit.
 
Nga 8 milionë, 6.5 milion franga zvicerane do të ndahen për grante, dhe pjesa tjetër është menduar për trajnime dhe shpenzime të tjera. 
 

Promovimin në Shkup të kësaj nisme e ka ndjekur ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Llazarit, i cili tha se fokusi i programit do të jetë elektorati.

Kjo është faza e dytë e implementimit të „Civika Mobilitas“. Faza e parë është kryer në periudhën 2009-2013, nga Qendra për Zhvillim Institucional (CIRa).