Kosova
8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë deri në gusht
Kryeministri Edi Rama ka ndarë statistikat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti.
Plot 8.5 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë, nga 7.5 që rezultonte një vit më parë.
Të shumtë kanë qenë turistët edhe nga vende të largëta, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Australia apo Azerbajxhani, të cilët zgjodhën të vizitojnë vendin tonë, duke iu ofruar atraksione nga më të ndryshmet.
“8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jotipike, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, ka shkruar Kryeministri.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë Eni Dibra Hoffmann ka lindur në një familje të shquar artistësh, me një trashëgimi të pasur...
-
Stilistja shqiptare Nensi Dojaka bashkëpunon me Calvin Klein
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi
-
Swissalbs, tani edhe në Bernë: E nis me një debat mbi politikat e banimit
-
Edicioni i pestë, një dëshmi e qartë për rritjen e festivalit “Kino Kosova”
Jeta në Zvicër
-
Hartat zbulojnë zonat e qyteteve zvicerane me aksesin më të mirë në shërbime Një studim i fundit historik i ka vendosur Parisin dhe Milanin si më afër qëllimit për...
-
Kjo linjë ajrore e Zvicrës pezulloi përsëri fluturimet për në Tel Aviv
-
Pronarët e shtëpive në këtë kanton do të paguajnë taksa dukshëm më të larta në pronë
-
Këshilli i Shteteve nuk dëshiron që Zvicra t’i bashkohet paktit të OKB-së për migracionin
-
Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë