Lajme

8.5 milionë kompjuterë në botë u prekën gjatë problemit kibernetik

Gjiganti Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën janë përballur me probleme kibernetike në ditët e fundit.

Kjo është shifra e parë që tregon për seriozitetin e incidentit, dhe ka sugjerime që mund të ketë qenë incidenti më i keq kibernetike në histori.

Kaosi është shkaktuar për shkak se kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike, e ka bërë një gabim në përditësim të sistemit dhe për pasojë janë pamundësuar shumë operacione.

Në mesin e bizneseve të prekura kanë qenë aeroportet, bankat dhe spitalet.

Zëvendëspresidenti i Microsoftit, David Weston, ka thënë se shifra prej 8.5 milionë pajisjeve është më pak se 1 për qind e të gjitha pajisjeve Windows në botë.

Ky gjigant teknologjik ka thënë se incidenti ka vënë në pah rëndësinë që kompanitë sikurse Crowstrike të bëjnë kontrolle të vazhdueshme nëpër proceset e përditësimit, para se t’i lëshojnë në publik.

Kaosi i madh që është shkaktuar ka rritur ndërkohë paralajmërimet nga ekspertët që, hakerët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të bërë probleme.

Shefi i kompanisë Crowdstrike, George Kurtz, i ka inkurajuar klientët që të sigurohen se po flasin me një përfaqësues të kompanisë, para se të shkarkojnë diçka nëpër pajisjet e tyre. /rel