Futboll

Formacioni i Kosovës kundër Qipros

Është publikuar formacioni i Kosovës kundër Qipros. Arijanet Muriq do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, ndërsa Amir Shaipi ka mbetur në bankë pas paraqitjes 90-minutëshe që e pati në Lituani.

Në mbrojtje s’ka ndryshime. Mërgim Vojvoda luan në të djathtë, Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova në qendër e Donat Rrudhani në të majtë.

Në mesfushë do të paraqiten Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari, transmeton albinfo.ch.

Edon Zhegrova, Milot Rashica e Ermal Krasniqi do ta ndihmojnë Albion Rrahmanin në sulm.

Ndeshja nis në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, që pritet të jetë i mbushur, pasi të gjitha biletat janë shitur.