Shkurt.ch
775 mijë zviceranë jetojnë jashtë vendit: 2.9% më shumë se një vit më parë
Më së shumti shtetas të Zvicrës, sipas ministrisë jetojnë në Francë. Në vitin 2016 numri i tyre për herë të parë ka kaluar mbi 200 mijë. Pas Francës vjen Gjermania, ku jetojnë 90 mijë zviceranë

Sërish ka shënuar rritje numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit. Kështu, në përfaqësitë e Zvicrës në botë, vitin e kaluar, 2016 kanë qenë të regjistruar 774.923 mijë zviceranë që jetojnë jashtë Zvicrës. Dhe, ky numër është për 2.9 për qind më i madh se ai i shënuar një vit më parë, bën të ditur Departamenti (Ministria) Federal i Punëve të Jashtme.
Ndryshe, bëhet fjalë për një shtim prej 21’784 personash të kësaj kategorie.
Kjo është një rritje më e theksuar në krahasim me vitet pararendëse kur numri i zviceranëve “të jashtëm” rritej zakonisht për 2% në vit. %.
Te 73.5% të zviceranëve që jetojnë jashtë Zvicrës bëhet fjalë për persona me dyshtetësi.
Më së shumti shtetas të Zvicrës, sipas ministrisë jetojnë në Francë. Në vitin 2016 numri i tyre për herë të parë ka kaluar mbi 200 mijë. Pas Francës vjen Gjermania, ku jetojnë 90 mijë zviceranë dhe në vendin e tretë për nga numri i helvetëve që strehon është SHBA-ja me 80 mijë sish. Në Itali jetojnë 50 mijë zviceranë thuhet më tutje në njoftimin e ministrisë.
Marrë sipas kontinenteve, më së shumti shtetas të Zvicrës, gjegjësisht 60% të atyre që janë jashtë, jetojnë në Evropë. Në kontinentin amerikan jetojnë 25% ndërsa të tjerët në Azi, Oqeani dhe Afrikë.
Shikuar nga aspekti i rritjes së shtuar të komunitetit të zviceranëve jashtë vendit, mund të vihet në përfundim se aktualisht më shumë ka zviceranë që e braktisin Zvicrën se sa të tillë që kthehen në Zvicër. Megjithatë, të dhënat më të detajuara lidhur me këto lëvizje demografike do të publikohen në fund të muajit gusht 2017 nga Zyra Federale e Statistikës.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët