Lajme

Premiera e filmit të Endrit Sadikut në Bazel u hap me fjalën e ministrit Jans

Premiera e filmit dokumentar të Endrit Sadikut, në Stadtkino Basel, hapet me fjalimin e ministrit të Brendshëm, z. Beat Jans.

Në kinemanë “Stadtkino Basel” u shfaq dokumentari i regjisorit dhe kandidatit për Parlamentin kantonal të Bazelit, Endrit Sadikut. Ky film është pjesë e tezës së tij të punës së masterit në Universitetin e Punës Sociale FHNW, që trajton dhunën në parkun “Dreirosenanlage”, shkruan albinfo.ch.

Premiera u hap me fjalimin përshëndetës të ministrit të Brendshëm, Beat Jans, i cili vlerësoi projektin si një kontribut të rëndësishëm në debatin publik për çështjet rinore.

Fjala e hapjes u mbajt nga Kryetari i Parlamentit të Bazelit, z. Claudio Miozzari.

Pas filmit, një panel ekspertësh nga institucione të Bazelit analizuan tematikën e trajtuar dhe vlerësuan punën e z. Sadikut për sjelljen e perspektivave të të rinjve, zërat e të cilëve shpesh mbetën në hije.

Dokumentari sjell në fokus përvojat e disa të rinjve të moshës 13-25 vjeç, duke shpjeguar sesi ata e perceptojnë parkun dhe sfidat me të cilat përballen. Filmi tregon rëndësinë e kësaj hapësire dhe rolin e punës rinore për të parandaluar margjinalizimin e tyre.

Në përfundim, paneli nënvizoi se bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe lokale është jetik për të krijuar një mjedis më të sigurt për të rinjtë. Ne kinemanë e mbushur plot, filmi i z. Sadiku u vlerësua si një sukses, jo vetëm për fushën akademike, por edhe për ndikimin e tij në komunitetin lokal.