Bota

750 milionë analfabetë në botë

UNESCO ka tërhequr vëmendjen se 750 milionë njerëz në botë ende nuk e kanë këtë formim

Edhe pse numri i personave që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë është rritur ndjeshëm në 50 vitet e fundit, në mbarë botën ka ende 750 milionë njerëz, dy të tretat e të cilëve janë gra, që ende nuk dinë të shkruajnë e lexojnë, sipas UNESCO-s.

Sipas të dhënave të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), gjatë 50 viteve të fundit shkalla e shkrim-leximit në mbarë botën është rritur ndjeshëm, sidomos në popullatën me moshë të re, transmeton “ATSH”.

Megjithatë, UNESCO ka tërhequr vëmendjen se 750 milionë njerëz në botë ende nuk e kanë këtë formim, përcjell albinfo.ch.

Teksa vihet theksi se gratë përbëjnë dy të tretat e personave që nuk dinë shkrim-lexim, bëhet e ditur se 45% e personave që nuk dinë shkrim-lexim jetojnë në Azinë Jugore, 27% në Afrikën Subsahariane, 10% në Azinë Lindore dhe Juglindore, nëntë për qind në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore dhe katër për qind në Amerikën Latine dhe Karaibe.