Kosova
74-vjeçarja që vdiq nga koronavirusi kishte edhe sëmundje kronike
Në Komunën e Pejës deri më tani janë infektuar gjashtë persona me COVID-19, ku pesë prej tyre janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake.
Pacienti i parë i infektuar në këtë komunë, pacientja zero 74-vjeçare, ka ndërruar jetë mëngjesin e hershëm.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë se gjendja është nën kontroll.
“Gjendja në Komunën e Pejës është nën kontroll e institucioneve përkatëse. Gjendja e pacientëve të prekur është pesë, pasi që pacientja zero në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë ne Klinikën Infektive në Prishtinë. Ndërsa, gjendja shëndetësore e pesë të tjerëve është stabile, dhe duke u monitoruar 24 orë nga Instituti i shëndetit Publik dhe nga Policia e Kosovës”, tha Loci.
Ai thotë se 74-vjeçarja nga Peja e infektuar me koronavirus, kishte edhe sëmundje tjera përcjellëse kronike.
“Pacientja në fjalë ka qenë 74-vjeçare, ka qenë pacientja e parë e prekur nga Covid-19. Ka qenë e shtrirë nga data 25 mars në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjatë gjithë kësaj periudhe është trajtuar në Klinikën Infektive ku edhe sot ka ndërruar jetë. Pacientja në fjalë ka vuajtur edhe nga sëmundje tjera kronike dhe po ashtu ka qenë pozitiv me Covid-19”, tha ai.
Ndër të tjera, Loci tregon se katër familjarët të tjerë të afërm të pacientes, që ka ndërruar jetë sot, janë të infektuar me koronavirus.
Ai bën të ditur se janë bërë testet, ku disa persona janë liruar dje nga karantina, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të bëhen edhe teste të tjera të familjarëve të saj.
Petrit Loci thotë se në Pejë është duk e u respektuar kufizimi i lëvizjes, vendim që u mor para dy ditësh nga Ministria e Shëndetësisë.
“Që nga fillimi jemi angazhuar që institucionet shëndetësore primare t’i kemi të furnizuara me masat mbrojtëse bazike. Në fillim kemi pasur probleme të theksuara, por gjatë kalimit të kohës kemi arritur që përmes furnizimeve që kemi bërë nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nga furnizimet vetanake që kemi bërë nga buxheti i komunës që sot të kemi në gjendje stabile, të kemi furnizime për momentin dhe për një periudhë afatmesme”, deklaron Loci.
Deri më tani në Kosovë janë 423 të infektuar me koronavirus, ku 71 prej tyre janë shëruar, ndërsa 10 kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër