Shkurt.ch

726 milionë për shkencën

Fondi Nacional i Zvicrës (SNF) ka dhënë 726 milionë franga për 3100 projekte hulumtuese, që është shifër rekorde

Mbështetja për shkencën në Zvicër nuk ka qenë asnjëherë më e madhe se në vitin 2010. Fondi Nacional i Zvicrës (SNF) ka dhënë 726 milionë franga për 3100 projekte hulumtuese, që është shifër rekorde, shkruan drs.ch.

Duke qenë se numri i kërkesave për mbështetje në këtë fushë gjatë vitit të kaluar pati një ngritje të përnjëhershme të madhe, qe ashpërsuar edhe konkurrenca për financim në atë drejtim.

Gjatë vitit 2010 ka pasur 17% më shumë kërkesa se sa në vitin 2009, ka njoftuar SNF. Ndërsa shuma për mbështetje të kërkesave në fjalë ishte rritur vetëm 2.7%.

42% e parave gjatë vitit 2010 janë dhënë për hulumtimet në biologji dhe në mjekësi, 34%, për hulumtimet në matematikë, shkenca natyrore dhe inxhinierike, 24% për shkencat shoqërore dhe filozofike .