Shkurt.ch
7000 qytete fikin dritat për një orë për të ruajtur ambientin
Me rastin e shënimit të “Orës së Tokës”, me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit në qytete në mbarë botën, duke fillura nga Kulla Eifel, Porta e Brandenburgut në Berlin, Shtëpinë e Operës në Sydney i kanë fikur dritat për një orë.
Një aktivitet i tillë është zhvilluar për herë të dhjetë. Në 20: 30 nëpër botë për një orë janë fikur dritat të shtunën mbrëma.
Edhe në Zvicër dritat janë fikur. Katedralja në Bazel, Ura Chapel në Lucern, fasadat e qytetit të vjetër të Cyrihut, të shtunën në mbrëmje për një orë kanë kthyer errësirën e natës.
Origjina e tyre ishte fushata më 2007 në Australi, të iniciuar nga organizata mjedisore WWF.
Prandaj, „Ora e Tokës“ fillon në Sydney. Por, gjithnjë e më shumë vende janë duke marrë pjesë në këtë aksion.
Sipas faqes së internetit «Earth Hour», mbi 170 vende me më shumë se 7000 qytete janë pjesëmarrëse të këtij aktiviteti mjedisor. Me moton: “Fikni drita në vend për sukses të klimës”.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve