Kosova
700 milionë euro pritet të kushtojë hekurudha që lidh Shqipërinë me Kosovën
Ndërtimi i linjës së re hekurudhore Shqipëri – Kosovë, ku një pjesë e rëndësishme e saj do të kalojë nga Shkodra, pritet ta rikthejë këtë qytet në një qendër të rëndësishme rajonale, në aspektin ekonomik dhe turistik, përcjell albinfo.ch.
Për të diskutuar nga afër detajet e këtij investimi madhor, në Bashkinë e Shkodrës u zhvillua një takim mes përfaqesuesve të dy shteteve, Benet Beci, kryetar i Bashkisë, Shkodër dhe Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë.
Liburn Aliu thotë se kjo linjë hekurudhore do të prekë drejtpërdrejt ekonominë e dy vendeve, prandaj investimi është prioritet nga dy qeveritë.
Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milionë eurosh, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra ka qenë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ky aks pritet të kalojë nga lugina e Drinit, duke i shtuar vlerat dhe kapacitetet e turizmit në veri të vendit.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën