Kosova
700 mijë udhëtarë u prekën nga mbyllja e ANP “Adem Jashari” si pasojë e pandemisë
Për tre muaj nga mbyllja e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë prekur rreth 700 mijë udhëtarë, të cilët kishin planifikuar të udhëtonin përmes tij.
Kështu ka bërë të ditur sot Valentina Gara, zëdhënëse në ANP “Adem Jashari”, e cila ka thënë se pamundësia e fluturimeve për rreth 700 mijë udhëtarë është bërë për shkak të pandemisë dhe vendimit të Qeverisë për të mbyllur kufijtë ajrorë.
“Në bazë të planifikimeve, nga datat 8 mars deri më 14 qershor ishte planifikuar rreth 700 mijë udhëtarë të kalojnë përmes ANP-së në vajtje-ardhje, mirëpo për shkak të anulimit të shumicës së fluturimeve, ne nuk kemi pasur mundësi të realizojmë këto fluturime. Është mjaft normale që të kemi një numër kaq të madh të udhëtarëve, të cilët janë prekur nga kjo situatë”, ka thënë Gara.
Gara ka bërë të ditur se nga data 15 qershor ka fluturime të konfirmuara nga disa kompani, ndërsa ka thënë se presin vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e plotë të aeroportit për t’i kthyer fluturimet e rregullta.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun