Bota

700 mijë shoferë të palicencuar në Francë

Sipas statistikave zyrtare në Francë ka 680,000 shoferë të palicencuar në rrugët franceze, duke përfaqësuar 1.4 përqind të totalit.

Dhe numri i shoferëve të palicencuar pothuajse është dyfishuar në 10 vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.

Rreth dy të tretat e shoferëve të palicensuar nuk kanë marrë kurrë patentë shoferin, dhe besohet se kostoja e lartë e marrjes së licencës – rreth 1,500 euro mesatarisht, po i largon shumë njerëz nga marrja e plotë e licencës, shkruan “The Local”.

Megjithatë, ndërsa këta shoferë të palicensuar përfaqësojnë 1.4 përqind të të gjithë shoferëve në rrugë, ata janë të përfshirë në 4.5 përqind të aksidenteve fatale.

Drejtimi pa leje mund të kushtojë deri në 15,000 euro dhe automjeti mund të ndalet dhe të konfiskohet menjëherë, përcjell tutje albinfo.ch.

Në rastin e një shoferi i cili ka kryer një shkelje të trafikut (vozitje pa leje, vozitje nën ndikimin e alkoolit ose drogës), dënimet e shqiptuara janë më të rënda.

Ata mund të dënohen me dy vjet burgim dhe një gjobë prej 30,000 € për dështimin e marrjes së licencës.